E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditi me grusht në kazino, arrestohet

Tiranë – Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Agim Lepuri, 35 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi akuzohet për veprat penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” si dhe “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Sipas të dhënave dyshohet se ky shtetas, brenda në ambientet e një kazinoje, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një shtetas. Gjithashtu, gjatë shoqërimit të tij për në komisariat ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Policia hetim vdekjes së 52-vjeçarit, dyshohet për vrasje

Tiranë – Policia do të hetojë për vdekjen e një 52- vjeçari në Rrugën e Durrësit, pasi mendohet se ai mund të jetë ekzekutuar. Burimet thanë se dy ditë më parë, në Rrugën e Durrësit, në afërsi të ish-Ambasadës Jugosllave, është gjetur i vdekur shtetasi Gëzim Shullani, 52 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Durrës. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, nga ku rezultoi se mbi kufomën është përdorur dhunë. Ndërkohë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur po punohet më tej mbi sqarimin e rrethanave të vdekjes për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Hetim në liri minorenëve për vjedhje

Tiranë – Minorenët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për vjedhjen që ata kanë kryer dy ditë më parë në banesën e një shtetasi në kryeqytet. Burimet thanë se ndjekja e tyre në gjendje të lirë do të bëhet pasi kanë konsumuar veprën penale të “vjedhjes”. Dyshohet se A. G. dhe E. S., respektivisht të moshave 11 dhe 13 vjeç, kanë vjedhur banesën e një shtetasi e realizuar më datë 4 mars 2008. Nga puna hetimore e bërë nga seksioni i posaçëm i seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera u mundësua identifikimi, zbulimi dhe kapja e tyre. Vepra penale të parashikuara nga neni 134/2 i Kodit Penal.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›