E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apendiciti, pse shkaktohet dhe kur duhet ta operojmë

Më të prekur nga kjo sëmundje janë fëmijët

Apendiciti është infektimi një pjese shtojce të zorrës së trashë. Ai shfaqet me tepër te fëmijët, por ndodh edhe te të rriturit. Tek kafshët apendiciti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Ndërsa tek njeriu kjo pjesë është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi. Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon sistemin tretës. Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni, por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushton muret e apendicitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës të trupit dhe shkakton infeksion. Mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendiksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edem (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i baktereve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendiksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhimbje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet nga kollitja, lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apendiciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37.4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendiksit. Për shembull, pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendiksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendiciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë. Shpesh njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.
Fëmijët
Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë barkut dhe përkeqësohet. Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin, por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të kenë probleme me jashtëqitjen ose mund të kenë diarre. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë gjuhë të thatë, fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr frymë jo plotësisht për shkak të dhimbjes. Por në disa raste, duhet të tregoheni tepër të vëmendshëm ndaj ankesave të fëmijëve për dhimbje barku, pasi ndonjëherë simptomat e apendicitit nuk janë të rregullta dhe sa herë që fëmija ka dhimbje të forta në bark, duhet konsideruar mundësia e apendicitit (kontaktoni mjekun menjëherë). Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë pasur apendicit. Mund të ngatërrohet me helmimin nga ushqimi, ënjtjen e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.
Mjekimi
Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrënë dhe për të pirë, por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrja urgjente kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apendicitin para se të çahet. Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark, gjë e cila sjell në afektimin e cipës së barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si moslindjen e fëmijëve tek femrat. Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet mund të sjellë edhe vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacionit, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.

Apendiciti, zbulohet proteina që e identifikon
Në të ardhmen nuk do ta heqim apendicitin vetëm kur të ndiejmë dhimbje në bark, pasi një test i thjeshtë mund të na tregojë nëse një ditë do na shkaktojë probleme. Kërkuesit e “Children’s Hospital” në Boston kanë identifikuar në urinë një proteinë që mund të shërbejë si “spiune” e problemeve me apendicitin. Bëhet fjalë për një nga urgjencat më të shpeshta të kirurgjisë pediatrike që nëse vonon ndërhyrja kirurgjike, mund të çojë deri në vdekjen e të sëmurit. Sipas kërkuesve, proteina LRG është treguesi më i saktë i zbuluar deri tani për apendicitin. Ky zbulim është publikuar në revistën shkencore “Annals of Emergency

15 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›