Studimet në Itali,ambasada publikon rregullat dhe afatet për legalizimin e dokumenteve
Përveç dokumenteve, duhet të paraqitet edhe vërtetimi i regjistrimit në universitet
Jonida Tashi
Ambasada Italiane në Tiranë publikon rregullat që duhet të ndjekin studentët shqiptarë për legalizimin e dokumenteve të studimit. Studentët që janë regjistruar apo janë në fazën e regjistrimit pranë universiteteve italiane, të cilët banojnë në qytetet në përkatësi territoriale të Ambasadës Italiane në Tiranë, dhe kërkojnë të legalizojnë dokumentet e nevojshme për përftimin e bursës së studimit apo përjashtimin nga taksat dhe tarifat universitare, mund të caktojnë një takim pranë Zyrës së Legalizimeve të kësaj Ambasade, duke telefonuar në numrin 0900 404 3000 nëse telefonojnë nga një numër fiks dhe në numrin 0900 404 4000 nëse telefonojnë nga telefon fiks apo celular.
Afatet
Ambasada Italiane thekson se të interesuarit për legalizimin e dokumenteve do të priten me përparësi, prej ditës së hënë, datë 3 gusht 2009 deri ditën e premte, datë 14 gusht 2009. Ndërsa përsa i përket pagesave për legalizim, ambasada rikujton se të gjitha dokumentet e legalizuara për arsye studimi janë falas. Ambasada rikujton gjithashtu se të gjithë studentët tashmë të regjistruar, krahas dokumenteve për legalizim, janë të detyruar të paraqesin domosdoshmërish dhe vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin akademik 2009–2010. Pasi të kenë mbërritur në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentet e legalizuara pranë zyrave kompetente të universiteteve italiane, në të cilat janë regjistruar, për të mundësuar kështu përfitimin e shërbimeve për të drejtat e studimit (sikurse bursa studimi, përjashtim i plotë apo i pjesshëm nga taksat apo tarifat universitare, etj). Të gjitha njoftimet si dhe afatet përkatëse janë të botuara në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit Universiteteve dhe Kërkimit (ëëë.miur.it në nënndarjen “studenti e diritto allo studio”) si dhe në faqet e internetit të çdo universiteti italian.
Viza
Aplikantët që duan të ndjekin studimet e larta në Itali, duke filluar që nga dita e nesërme duhet të depozitojnë në Ambasadën Italiane dokumentet për marrjen e vizës. Pas publikimit të 526 kandidatëve për student, që duhet të fusin dokumentet për vizë, Ambasada Italiane njofton se duke filluar nga data 16 korrik deri më datën e pakthyeshme të 30 korrikut 2009 studentët mund t’i drejtohen agjencisë më të afërt të Albanian Courier–Union Net, e cila pa asnjë pagesë do të merret me dërgimin në Ambasadën Italiane në Tiranë të dokumentacionit për lëshimin e vizës për studim/universitet dhe pasaportën. Në vijim, pas verifikimit për plotësimin e kritereve të parashikuara nga normativa e ambasadës, kjo e fundit, do të lëshojë vizat hyrëse për studim/universitet. Pasaporta do t’u kthehet të interesuarve me anë të korrierit postar Albanian Courier, bashkë me dokumentacionin që studentët duhet të paraqesin në origjinal pranë universitetit në Itali (Dëftesën e Pjekurisë dhe Certifikatën e Maturës Shtetërore të legalizuara, diplomën CELI 3, etj). Për ridorëzimin e dokumenteve studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 300 lekësh (përfshirë TVSH) nëse banojnë në Tiranë, 480 lekë (përfshirë TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera. Operacioni i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumenteve të legalizuar do të kryhet nga data 18 deri më 21 gusht 2009. Në bazë të dispozitave në fuqi, vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data 24 gusht 2009 deri më 31 janar 2010. Nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në ambasadë. Për të ditur zyrën e korrierit Albanian Courier–Union Net më të afërt me vendbanimin tuaj, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 04 2357976 dhe 04 2357977 ose me e-mail albaniancourier@albaniancourier.al.
Bursat në Itali, këtë vit fillojnë nga 1 janari 2010
Studentët e huaj që do të vijojnë studimet e larta në Itali dhe që do të fitojnë të drejtën e trajtimit me bursë, do të mund ta marrin atë duke filluar nga janari i vitit 2010. Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit autoritetet italiane për shkak të disponibiletit ekonomik të kufizuar, kanë vendosur që të financojnë vetëm bursa me datë fillimi janarin e vitit 2010. Për rrjedhojë, gjatë tremujorit tetor–dhjetor 2009, fituesit e mundshëm nuk mund të kenë statusin e bursistit dhe për qëndrimin e tyre në Itali duhet t’i përballojnë vetë shpenzimet. Gjithsesi, për të përfituar bursa studimi nga pala italiane, të rinjtë shqiptarë, duhet të kenë dorëzuar dokumentet e nevojshme, si dhe të bëjnë legalizimin e tyre, sipas afateve të vendosura. Ndër procedurat e aplikimit për marrjen e bursës ishte plotësimi i formularit interaktiv shumëgjuhësh si dhe depozitimi i një sërë dokumentesh pranë Institutit Italian të Kulturës, në Tiranë brenda e jo më tej se data 19 qershor 2009.
Bashkëpunimi, Procredit Bank nënshkruan marrëveshje me
Universitetin e Tiranës
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Procredit Bank. Qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke parë hapësirat e mundshme për shkëmbim akademik dhe kulturor në fushën e edukimit, kërkimore, dhe aktivitete të tjera me organizmat studentore. Dy fushat kryesore të bashkëpunimit për periudhën në vijim do të jenë kryesisht të përqendruara në ofrimin e mundësisë nga ana e Procredit Bank për realizimin e praktikave të punësimit për studentët e Universitetit të Tiranës, si dhe shkëmbimin profesional në fushën akademike nëpërmjet drejtuesve më të lartë të Procredit Bank. Në mënyrë të vazhdueshme Procredit Bank ka mbështetur Universitetin e Tiranës në aktivitete të ndryshme shkencore, praktika punësimi dhe projekte studentore, bashkëpunim ky që me nënshkrimin e kësaj marrëveshjes së fundit pritet që të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i Procredit Bank në Shqipëri, Borislav Kostadinov dhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule.
15 Korrik 2009