Raporti, Shqipëria e fundit në rajon në konkurrencën e eksporteve bujqësore
Nga 24 produkte vetëm për 4 prej tyre rezultojnë me bilanc pozitiv
Ervin KOÇI
E konsideruar gjithmonë si një vend me profil në zhvillimin e ekonomisë agrare, Shqipëria e ka humbur në dy vitet e fundit edhe këtë peshë në rajon. Një raport i cili mbahej i pa publikuar nga Ministria e Bujqësisë, pasi fliste për një regres të ndjeshëm në drejtim të eksporteve të produkteve bujqësore, më në fund është zbardhur nga Ministria e Financave. Kjo e fundit, aksidentalisht duke zbardhur bilancet negative të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ka hedhur dritë dhe mbi evidencat e papublikuara të MBUMK-së, të cilat fshiheshin për të shmangur regresin në sektorin agro-bujqësor. Sipas të dhënave të këtyre shifrave, Shqipëria nuk ka avantazh me asnjë nga vendet e rajonit, përfshi edhe Kosovën, kur më parë ishim me plus 700 mijë euro të ardhurat nga shkëmbimet ose nga eksporti i produkteve bujqësore drejt këtij vendi. Në këtë mënyrë të dhënat e pa servirura të Ministrisë së Bujqësisë kanë treguar se tashmë edhe tregun kosovar që deri një vit më parë tregtarët dhe fermerët shqiptarë e kishin të sigurt për produktet e tyre agro-bujqësore, tani e kanë humbur për shkak të konkurrencës në rritje të vendeve të rajonit. Këto të fundit jo vetëm që po investojnë me shpejtësi në zhvillimin e bujqësisë, në përmirësimin e kualitetit të produkteve të tyre, si dhe në çmime, por po zaptojnë me një ekspansion të paparë të gjitha tregjet e lira ose që nuk arrijnë të vetëfurnizohen përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Të dhënat
Në raportin e mbajtur sekret nga MBUMK-ja, bëhet fjalë për eksportin e mallrave bujqësorë, që për vitin 2008 nuk paraqitën shifra optimiste për sektorin. Nga studimi i kryer del se nga 24 grup-mallrat që ne eksportojmë, vetëm me katër prej tyre kemi bilanc pozitiv. Struktura e eksporteve për prodhimet agrare dhe të industrisë ushqimore është e kufizuar në numër. Kështu, mbi 55 për qind e vlerës së eksporteve realizohet vetëm nga 2 për qind e grup-produkteve, ndërkohë që 5 grup-produktet kryesore që eksportohen nga Shqipëria realizojnë rreth 77 për qind të vlerës së eksportit. Nëse për vitin 2007, eksportet e produkteve bujqësore u rritën me rreth 20 për qind, për vitin 2008 u pa një rënie e tyre deri në nivele 2 për qind. Ministria e Financës ia ka faturuar këtë disfatë thatësirës dhe mungesës së energjisë elektrike, por pa lënë mënjanë as përgjegjësinë ndaj dikasterit të Bujqësisë. Ndërkohë, kjo e fundit (Ministria e Bujqësisë), në mënyrë krejt paradoksale pretendon se sektori i bujqësisë po vëren rritje, falë ndihmës që po i jepet fermerit me fondin prej 10 milionë dollarësh.
Eksporti
Detajet rreth eksportit agrar paraqesin një situatë të rëndë për të ardhurat që priteshin të siguroheshin nga veprimtaria ekonomike e sektorit bujqësor. Konkretisht, perimet dhe frutat, që vendi ynë i mban të një cilësie të lartë (të karakterit bio), nuk zënë më shumë se 7.5 për qind, ose rreth 6 milionë dollarë të eksporteve me vendet e ndryshme, kryesisht me ato të rajonit. Pijet, si uji natyral ose alkooli, kanë pësuar rënie të fortë gjatë vitit 2008. Të dhënat nga doganat tregojnë se janë eksportuar rreth 1 milion dollarë pije, ose 7 herë më pak se viti 2007. I vetmi produkt ushqimor që ka paraqitur të ardhura më pozitive në gjithë këtë regres ka qenë birra shqiptare, që ndonëse me shifra modeste, ka synuar të gjejë tregjet e huaja në Kosovë, Europë dhe SHBA.
BOX////////////////////////////////////
Brenda korrikut nis nga puna Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pritet që të nisë nga puna brenda muajit korrik 2009, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore në tregjet e vendit. AKU-ja ngrihet si pjesë e ligjit të ri të ushqimit, hartuar në fillim të këtij viti, sipas standardeve të BE-së. Ky institucion synon mbajtjen nën kontroll të zinxhirit ushqimor, që nga faza e prodhimit, tregjet ku tregtohet e deri tek qendrat e përpunimit. Ai do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë dhe do të ketë më shumë rolin e inspektimit dhe kontrollit për ligjshmërinë në këtë fushë. Autoriteti, do të përfshijë të gjithë veprimtarinë e inspektorateve, që sot janë të shpërndara në institucione të ndryshme (bashki, komuna, ministri), në një strukturë. Programi CARDS i Bashkimit Evropian po financon 2.5 milionë euro, në mbështetje të projektit të ri për ngritjen e AKU-së. Fondi i dhënë po përdoret për ngritjen e këtij autoriteti, si dhe për përqasjen e legjislacionit shqiptar me atë evropian. Kjo strukturë do të funksionojë sipas legjislacionit ndërkombëtar dhe në përputhje me direktivat e MSA-së, për sigurinë ushqimore.
Shkurt/////////////////////////////////
INSTAT çudit sërish: “Rritja ekonomike në vend 6 për qind”
Në kulmin e krizës ekonomike më të ashpër që bota ka provuar pas Luftës së Dytë Botërore, Instituti i Statistikave ka surprizuar sërish publikun me shifrat për rritjen ekonomike të 3-mujorit të parë të këtij viti. “Ekonomia shqiptare gjatë këtij 3-mujori ka pasur një rritje prej 6 për qind më shumë se në 3-mujorin e parë të vitit 2008”,- ka deklaruar Ledion Shahini, përgjegjës i llogarive kombëtare tremujore në INSTAT. Kjo deklaratë ka ardhur pak ditë pasi Banka e Shqipërisë dha alarmin për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të krizës globale. Por në mënyrë krejt paradoksale INSTAT-i publikon të dhëna për një ekonomi “në lulëzim”. Bëhet fjalë për të njëjtin nivel rritjeje të parashikuar nga qeveria në fillim të këtij viti. Sipas INSTAT-it, “gjatë tre muajve të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit është bazuar në rritjen që ka pësuar sektori i post-telekomunikacioneve, shërbimeve dhe ndërtimit. Rënie ka pësuar vetëm industria, në masën 13.2 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar”. Por shifrat e mësipërme bie ndesh me të dhënat e BSH-së, e cila konstaton se efektet e krizës botërore janë intensifikuar në ekonominë reale, duke rënduar biznesin dhe qytetarët. Në të njëjtën linjë është edhe FMN-ja, e cila thotë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 0.4 për qind. Por shifrat e servirura nga INSTAT-i për më tepër janë me bazë vjetore. INSTAT-i ende nuk ka publikuar se sa është rritur ekonomia në 3-mujorin e parë të vitit 2009, krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit 2008, ku mendohet se kriza ka dhënë edhe efektin më të rëndë në ekonominë shqiptare, e cila sipas parashikimeve të Fondit do të rritet në vitin 2009, rreth 15 herë më pak se sa rritja 6 për qind që thotë INSTAT-i.
15 Korrik 2009