E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbivendosjet e pronave, Kryeregjistruesi jep vendimet pas ankesave të qytetarëve

Vendimet janë dhënë për Tiranën, Fierin, Gjirokastrën, Pogradecin

Laureta Rryçi

Tiranë - Kryeregjistruesi Arben Qirjako pas shqyrtimit të ankesave të qytetarëve për mbivendosjet ka dhënë vendimin e tij duke shprehur herë pro dhe herë kundër ankesave. Burime pranë Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjeguan dje për gazetën “Albania” se ankesat i përkasin qyteteve të ndryshme të vendit dhe janë bazuar në ligjin për fshirjen e mbivendosjeve. Këto vendime mund të ankimohen në Gjykatën e Tiranës nëse palët nuk janë dakord me kryeregjistruesin.
Pak kohë më parë, kreu i Zyrës qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Pasurisë, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi figuron e regjistruar në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit mbi bazën e dublikatës do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në Zyrën e Regjistrimit si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt. Pas këtij urdhri, në çdo rast që do të paraqitet në ZVRPP për regjistrim me dublikata, regjistruesi duhet ta refuzojë këtë regjistrim. Një kopje e këtij urdhri është afishuar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ZVRPP-ve, një kopje u është dërguar qarqeve, komunave, bankave të nivelit të dytë që operojnë në treg si dhe rast pas rasti personave të interesuar.
Procedura
Këshilli i Ministrave miratoi vetëm pak kohë më parë procedurën që do të ndiqej për fshirjen e mbivendosjeve. Falë këtij vendimi shumë prej qytetarëve të humbin pronësinë mbi ato prona që kanë marrë regjistrimin duke abuzuar me ligjin. Pas këtyre vendimeve po jepen dhe frytet e para të këtij ligji. Ndërkohë mësojmë se numri i kërkesave për mbivendosje ka qenë shumë i lartë në të gjitha zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rastet e regjistrimeve të kryera në kundërshtim me Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe me nenet 192-197 të Kodit Civil, (për regjistrime të kryera pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil). Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë dy a më shumë regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, duke krijuar mbivendosje. Në këtë rast fshihen regjistrimet e kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil. Fshirja e regjistrimeve kryhet nga kryeregjistruesi, me kërkesë të regjistruesit të zyrës përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 8485, datë 12.4.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 10 të Ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar dhe në përputhje me përcaktimet e këtij udhëzimi. Kryeregjistruesi bën fshirje të regjistrimeve të bëra pas regjistrimit të parë, kur për të njëjtën pasuri ka më shumë se një regjistrim, pavarësisht faktit se për çdonjërën prej tyre, pas regjistrimit në origjinë (për herë të parë të titullit të pronësisë) janë kryer një apo më shumë transaksione, pjesore apo për të gjithë pronën dhe pavarësisht nëse ndonjëri apo të gjitha këto regjistrime janë të kryera në regjistrat e ish-Hipotekës apo regjistrat e krijuara nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Identifikimi
Identifikimi i mbivendosjeve bëhet kryesisht, nga regjistruesi, nga punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, gjatë shqyrtimit apo përpunimit të dokumentacionit, në zbatim të rekomandimeve të dhëna në raportet e kontrollit, të kryera nga organet shtetërore të kontrollit, ose me kërkesë të palëve, të cilat preken nga këto regjistrime. Punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurisë janë të detyruar që, çdo herë që shqyrtojnë dokumentacion, përpunojnë praktika të aplikuara nga shtetasit në sportele, ofrojnë apo kryejnë një shërbim si ato të parashikuara në Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, të verifikojnë nëse për regjistrimin përkatës të pasurisë ekzistojnë kushtet e paligjshmërisë, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2 të këtij udhëzimi. Nëse rezulton një gjë e tillë, atëherë çështja i referohet regjistruesit në formë të shkruar duke treguar hollësisht rrethanat dhe shkakun ligjor të paligjshmërisë. Në rast të kundërt bëhet shënimi përkatës sipas pikës 7 të këtij udhëzimi, ku të tregohet mungesa e mbivendosjeve apo kundërligjshmërisë, data dhe autorësia e kryerjes se verifikimit. Ky shënim bëhet pjesë e dosjes dhe u nënshtrohet verifikimeve eventuale të mëvonshme. Në rastet kur identifikimi i kundërligjshmërisë bëhet nëpërmjet kërkesës së palëve të interesuara që mund të preken prej saj, regjistruesi, përveç procedurës së verifikimit, të parashikuar në pikën 4 të këtij udhëzimi, verifikon edhe legjitimitetin e kërkuesit, nëse është titullar i një regjistrimi në cilësinë e pronarit, subjekt shtetëror, që ka në administrim apo pronësi ose Avokati i Shtetit. Kërkesa paraqitet e shkruar, sipas formularit tip të miratuar nga kryeregjistruesi. Në rastet kur regjistruesi është vënë në dijeni, sipas pikës 3 të këtij udhëzimi dhe ka identifikuar kundërligjshmërinë, sipas pikës 2 të këtij udhëzimi, duhet të kryejë këto veprime: a)Verifikon elementet e rastit të vënë re, aktit të regjistrimit/ve të kryer, për efekt të plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara në Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe në nenet 192-197, të Kodit Civil. b)Verifikon në regjistër, evidenton dhe saktëson radhën kronologjike të regjistrimit të pronësive në ZRPP, në varësi nga radha e dorëzimit, të dokumentacionit ligjor në këtë zyrë, për rastet e krijimit të mbivendosjeve, pavarësisht faktit se kur është hartuar apo ka dalë titulli i pronësisë dhe kur janë bërë shënimet në regjistër.

Vendimet e dhëna nga kreu i Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

1
Subjekti/subjektet:
Kërkues: Komuna Libofshë adresë; Rrethi Fier
Kundra: Vangjel Rrapi Tushe me adresë; fshati Libofshë, Rrethi Fier
Me objekt: Fshirjen e pasurisë nr. 14/14 Arë + Truall me sipërfaqe 1728m2, Vol. 6 Fq. 214, pasuri nr. 14/5 Arë me sipërfaqe 3118m2, Vol. 6, Fq. 215, Zona Kadastrale 2443 Libofshë Fier.
Ky procedim administrativ është investuar me kërkese të Komunës Libofshë me nr. 195 date 30.06.2008 drejtuar ZQRPP-së ku kjo e fundit i është drejtuar ZVRPP Fier me shkresën nr. 4475/1 datë 04.08.2008, për shqyrtimin e ligjshmërisë së regjistrimit të pasurive në emër të Vangjel Tushës, bazuar në Udhëzimin nr. 4 datë 21.11.2007 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 13, datë 27.10.2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Fier për fshirjen e regjistrimit të kryer në: Nr. 14/14 Arë + Truall me sipërfaqe 1728m2, Vol. 6 Fq. 214, pasuri nr. 14/5 Arë me sipërfaqe 3118m2, Vol. 6, Fq. 215, Zona Kadastrale 2443 Libofshë Fier, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Fier, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 27453 datë 06.10.1995 në favor të Vangjel Tushe.
Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë 14/14, Vol. 6 Fq. 214 dhe pasuri nr. 14/5, Vol. 6, Fq. 215, Zona Kadastrale 2443, Fier,deri ne shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Fier, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 27453 datë 06.10.1995.

2
Kërkues: Bashkëpronarët Osmanlliu, me banim në Tiranë.
Kundër: Familjes Isufi, banues në Tiranë.
Objekti i vendimit nr. 05, datë 18.07.2008:Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 8/153, ZK 8370, në vol. 17, faqe 38, në adresën: rr. “Ali Pash Gucia” Tiranë.
Baza Ligjore: Neni 10, i Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” të ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 4, datë 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje”. Në zbatim të nenit 10 të Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” dhe Udhëzimit nr. 4, datë 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje” është paraqitur në ZQRPP për shqyrtim Vendimi nr. 05, datë 18.07.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Objekti i këtij vendimi është përkatësisht; “Fshirja e regjistrimit të pasurisë nr. 8/153, ZK 8370, ne vol. 17, faqe 38, në adresën: rr. “Ali Pash Gucia” Tiranë.
Vendimi:
Fshirjen e regjistrimeve të kryera nr. Hipotekor 3525 datë 25.08.1994 dhe në nr. Hipotekor 3744 datë 05.09.1994, në favor të bashkëpronarëve Isufi. Fshirjen e regjistrimit të kryer në vol. 17, fq. 38, ZK 8370 në favor të bashkëpronarëve Isufi.

3
Subjekti/subjektet: Qesere Shima me adresë; Tiranë
Me objekt: Fshirjen e regjistrimit me nr. hipotekor 2848 datë 22.07.1998, pasi është kryer në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe kthimin e pronës në gjendjen e mëparshme si dhe shpalljen të pavlefshme të dokumentit të pronësisë Certifikatë Pronësie lëshuar nga ZVRPP Tiranë në datë 23.07.2003. Në zbatim të nenit 10 të Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” dhe Udhëzimit nr. 4, datë 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje” është paraqitur në ZQRPP për shqyrtim Vendimi nr. 5, datë 19.01.2009, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.
Vendimi: Lënien në fuqi të Vendimit nr. 5, datë 19.01.2009 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Tiranë dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për; “Fshirjen e regjistrimit me nr. hipotekor 2848 datë 22.07.1998, pasi është kryer në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe kthimin e pronës në gjendjen e mëparshme si dhe shpalljen të pavlefshme të dokumentit të pronësisë Certifikatë Pronësie lëshuar nga ZVRPP Tiranë në datë 23.07.2003”.

4
Kërkues: Eleni Rada, Robert Rada, Liliana Rada, Andis Rada, Juliana Rada, të gjithë të përfaqësuar me prokurë nga Ilda Suloti, Tiranë.
Kundër subjektit: Shyqyri Bilbili, Hava Kotrri, Gjylishan Bilbili, Qemal Bilbili, Fatmir Bilbili, Bukurosh Bilbili, banues rruga e “Elbasanit” Tiranë, “COLOMBO II” sh.p.k.
Me objekt: Fshirje e regjistrimit në Seksionin “D” të kartelës së regjistrimit ,vol. 12,fq. 192, Zk 8160, të kryer në bazë të dokumentit me nr. reference 09140 me indeks harte TR-S- 13 në datë 17.12.2008 në favor të Shoqërisë “COLOMBO II” sh.p.k.
Vendimi: Mos miratimin e Vendimit nr. 8, datë 06.02.2009 të Regjistruesit të ZVRPP Tiranë, duke urdhëruar: Fshirjen e regjistrimit të kryer në bazë të kontratës së sipërmarrjes nr. 948 / 142 datë 15.03.2005 në seksionin “D” të kartelës së pasurisë nr. 6/59, ZK 8160 të regjistruar në Volumin 12, faqe 192, më datë 17.12.2008 në favor të Shoqërisë “COLOMBO II” sh.p.k.

5
Vendimin: nr. 11, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket subjektit: Nevruz Hysenbegasi me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec, Ismail Hysenbegasi me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Shpëtim Kuqo me adresë: Fshati Starovë, Pogradec
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 23/2/21, ZK 1289, të regjistruar në Volumin 16, faqe 198 me përshkrimin “tokë arë e sipërfaqe 2393 m2”, në favor të Nevruz Hysenbegasi.
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 11, datë 29.09.2009 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Pogradec dhe për fshirjen e regjistrimit të kryer në;
Nr. 23/2/21, ZK 1289, të regjistruar në Volumin 16, faqe 198 me përshkrimin “tokë arë e sipërfaqe 2393 m2”, në favor të Nevruz Hysenbegasi, si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Shpëtim Kuqos në bazë të këtij regjistrimi deri ne shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8913/21, datë 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë Nr. 23/2/21, ZK 1289, të regjistruar në Volumin 16, faqe 198 me përshkrimin “tokë arë e sipërfaqe 2393 m2”, në favor të Nevruz Hysenbegasi, si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Shpëtim Kuqo në bazë të këtij regjistrimi, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8913/21, datë 31.07.2002.

6
Vendimin: Nr. 10, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket subjektit: Arshim Mersin Jacelli me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 28/76 ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 227 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1865 m2”, në favor të Arshim Mersin Jacelli (shkëmbyer me pasurinë e Elmaz Osman Xhambazi)
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr.10, datë 29.09.2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Pogradec për fshirjen e regjistrimit të kryer në; Nr. 28/76 ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 227 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1865 m2”, në favor të Arshim Mersin Jacelli (shkëmbyer me pasurinë e Elmaz Osman Xhambazi) deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP Nr. 8745/R, datë 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë Nr. 28/76 ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 227 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1865 m2”, në favor të Arshim Mersin Jacelli (shkëmbyer me pasurinë e Elmaz Osman Xhambazi) deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8745/R, datë 31.07.2002.

7
Vendimin: nr. 12, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket subjektit: Vasfi Riza Dulellari me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 65/4, ZK 1289, të regjistruar në Volumin 8, faqe 140 me përshkrimin “tokë arë e sipërfaqe 707 m2”, në favor të Vasfi Dulellari.
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 12, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Nr. 65/4, ZK 1289, të regjistruar në Volumin 8, faqe 140 me përshkrimin “tokë arë e sipërfaqe 707 m2”, në favor të Vasfi Dulellari deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. nr. 8612, datë 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasuritë 65/4, ZK 1289, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 140, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr.8612, datë 31.07.2002.

8
Vendimin: nr. 7 datë 04.02.2009, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, që i përket subjekteve: Kërkues: Shoqëria “Seni” Shpk, Adresa: Rr.“Ismail Qemali” nr. 27/1, Tiranë
Kundër: Amado Seregj Sherko me adresë; Rruga “Myslym Shyri” pall.5 shk3 ap.19 Tiranë; Emil Seregj Sherko me adresë Rruga “Myslym Shyri” pall. 5 shk. 3 ap. 19 Tiranë; Andrea Çeçe me adresë Rruga “Myslym Shyri” Pallati nr. 10, shk. 1 ap. 7, Tiranë;
Hajrulla Rame Agoviku me adresë Rruga Perlat Rexhepi ”Pallati UNICON, Tiranë; Aleksandër Josifi, me adresë Rruga “Sami Frashëri” Pallatet e Aviacionit të Vjetër nr. 3/1 Tiranë; Irena Petro Bello me adresë Rruga “Thanas Ziko” pall. 2/6, Tiranë;
Loreta Petro Bello me adresë Rruga “Thanas Ziko” palI. 2/6 , Tiranë; Robert Vangje Hagari me adresë Tiranë
Me objekt: Fshirjen e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në:
Nr. 2/131 pasurie, ZK 8160, në Volumin 12, faqe 32 me përshkrimin “truall me sipërfaqe 500 m2”, të kryer me datë 18.11.2003 në favor të Seregj Sherkos, si dhe të regjistrimeve të kryera mbi bazën e transkriptimeve të poshtëshënuara, të kryera mbi këtë pasuri si më poshtë vijon: Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160, të kryer me datë 18.11.2003, në favor të Irena Bello, Loreta Plumbi, Robert Magari, Armand Sherko, Emil Sherko:
Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160 të kryer me datë 25.02.2003 në favor të Irena Bello, Loreta Pliumbi, Robert Magari, Andrea Cece, Hajrulla Agoviku; Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160, të kryer me datë 19.04.2005, në favor të Irena Bello, Loreta Plumbi, Robert Magari, Aleksander Josifi, Hajrulla Agoviku
Vendimi: Miratimin e Vendimit nr. 7, datë 04.02.2009, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe urdhërimin e fshirjes se regjistrimeve si më poshtë: Nr. 2/131 pasurie, ZK 8160,në Volumin 12,faqe 32 me përshkrimin “truall me sipërfaqe 500 m2”, të kryer me datë 18.11.2003 në bazë të referencës 05928 në ngarkim të Seregj Sherkos, si dhe të regjistrimeve të kryera mbi bazën e transkriptimeve të poshtëshënuara, të kryera mbi këtë pasuri si më poshtë vijon: Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160, të kryer me datë 18.11.2003, në ngarkim të Irena Bello, Loreta Plumbi, Robert Magari, Armand Sherko, Emil Sherko: Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160 të kryer me datë 25.02.2003
në ngarkim të Irena Bello, Loreta Pliumbi, Robert Magari, Andrea Cece, Hajrulla Agoviku; Transkriptimin e pasurisë nr. 2/131, ZK 8160, të kryer me datë 19.04.2005, në ngarkim të Irena Bello, Loreta Plumbi, Robert Magari, Aleksander Josifi, Hajrulla Agoviku.

9
Vendimin: nr. 5, datë 16/12/2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër që i përket kërkues: ZVRPP Gjirokastër.
Kundër subjektit: Duro Hamit Ruli, me adresë:Lagja “Teqe Mehallë”, Libohovë.
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Duro Ruli ZK 2444, nr. Pas. 10/5, nr. Hipotekor 47 datë 14.12.2005, Vol. 10, fq. 32
Vendimi: Miratimin e Vendimit nr. 05, datë 16.12.2008 të Regjistruesit të ZVRPP Gjirokastër dhe urdhërimin e fshirjes së pasurisë nr. 10/5 në nr. hipotekor 47, datë 14.12.2005, zk 2444, vol. 10, fq. 32. Vendimi hartohet në pese kopje, nga të cilat dy kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, një kopje i dërgohet menjëherë subjektit nga zyra e protokollit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

10
Vendimin: nr. 13, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket subjektit: Robert Ramadan Çekiçi me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 66/3/1, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 141 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1506 m2”, në favor të Robert Ramadan Çekiçi
Nr. 8/2/169, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 176 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 600 m2 në favor të Robert Ramadan Çekiçi ( tjetërsuar në favor të Ervis Syrja Yskollari dhe vënë në hipotekë nga ky i fundit në favor të Raiffesien Bank në datë 26.02.2007 dhe datë 10.03.2008) Nr. 3/38, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 174 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1500 m2 në favor të Robert Ramadan Çekiçi.
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr.13, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Nr. 66/3/1, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 141 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1506 m2”, në favor të Robert Ramadan Çekiçi. Nr. 8/2/169, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 176 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 600 m2 në favor të Robert Ramadan Çekiçi (tjetërsuar në favor të Ervis Syrja Yskollari dhe vënë në hipotekë nga ky i fundit në favor të Raiffesien Bank në datë 26.02.2007 dhe datë 10.03.2008) Nr. 3/38, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 174 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 1500 m2 në favor të Robert Ramadan Çekiçi. Deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8913/ 24, date 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasurive nr. 66/3/1, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 141, nr. 8/2/169, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 176 dhe Nr. 3/38, ZK 1298, të regjistruar në Volumin 16, faqe 174, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8913/ 24, datë 31.07.2002.

15 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›