E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimet për bursa në këto vende pranohen deri më 30 janar 2009

10/01/2009  Konkurs për Këshillin Evropian

Studentët shqiptarë mund të aplikojnë për thellimin e njohurive të mëtejshme mbi Këshillin Evropian. Vlerësimi i dijeve të tyre mundësohet nëpërmjet një konkursi që do të zhvillohet mbi këtë temë në Vjenë brenda një kohe të shkurtër, aktiviteti cili mundësohet nga organizata "Balcan Case Challenge", ose BÇ. Konkursi përfshin njohuri në fusha të caktuara, si ligjet, gjyqësinë, konkurrencën në fushën e biznesit, informacionin dhe teknologjinë e komunikimit, të gjitha në lidhje me Këshillin Evropian dhe ecurinë e kësaj strukture në vite. Aplikimet për konkursin do të jenë të hapura deri më 15 shkurt të këtij viti në faqen e internetit të kësaj organizate.

Bursat e studimit në Çeki, Sllovaki, Hungari dhe Poloni

Çelen aplikimet për studime universitare dhe pasuniversitare në një nga katër vendet pjesëmarrëse në Fondin Ndërkombëtar të Vishegradit, që përbehet prej shteteve si Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia. Zyra e marrëdhënieve me jashtë pranë Ministrisë së Arsimit ka njoftuar gjatë ditës së djeshme çeljen e procedurave për ndarjen e bursave në një nga programet e studimit që ofrohen për vitin akademik 2009-2010 për të interesuarit. Kandidatët e interesuar për programet e studimit universitar dhe pasuniversitar (master dhe dokotraturë) duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen e internetit të këtij programi, që është http://scholarships.visegradfund.org. Nëpërmjet këtij formulari evidentohen të dhënat përkatëse të aplikantëve, të cilët do të përzgjidhen për marrjen e bursave të studimit. Kandidatët duhet të përfundojnë këtë procedurë brenda një afati të caktuar, që është data 30 janar. Pas kësaj date pritet të nisë procesi i selektimit dhe verifikimit të dosjeve të konkurrimit për të përzgjedhur kandidatët shqiptarë që do të kenë mundësinë të ndjekin studimet për 2009-2010 në një nga programet e ofruara për këtij fondi, siç janë ato të ekonomikut, marrëdhënieve ndërkombëtare, legjislacionit, historisë dhe kulturës së këtyre vendeve, gjuhësisë e fusha të tjera. Kategoritë që aplikojnë për këto programe duhet të tregojnë kujdes jo vetëm në plotësimin e saktë të formularit të aplikimit, por në dosje duhet të dorëzojnë të noterizuar të gjithë dokumentacionin që vërteton ecurinë e shkollimit të tij deri në momentin e aplikimit. Ndërkohë është përcaktuar si kusht për ndjekjen e masterit ose të studimeve të tjera pasuniversitare mbarimi i të paktën katër viteve të larta me programe të akredituara dhe të njohura. Kohëzgjatja e bursave do të ofrohet për një periudhë një- ose dyvjeçare në varësi të programit të përzgjedhur prej të interesuarve. Menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatëve fitues do të nisë procedura e dorëzimit të dokumenteve përfundimtare të fituesve, të cilët do të legalizohen dhe verifikohen edhe nga sektori i marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Arsimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›