E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejdaj: Situata është e vështirë, por jo e pakapërcyeshme

10/01/2009  Reagon prefekti i Qarkut të Fierit

Temperaturat e ulëta të këtij muaji kanë sjellë vështirësi për procesin mësimor pothuajse në të gjitha shkollat e zonave urbane dhe sidomos ato rurale të Qarkut të Fier. Pjesa dërrmuese e shkollave 9-vjeçare dhe fillore janë pa sistem ngrohjeje, duke bërë që procesi mësimor të kryhet me shumë vështirësi. Problematike është gjendja në zonat rurale, ku ora e mësimit shpesh është shkurtuar për shkak të amortizimit total të shkollave si dhe klimës së ftohtë në klasë. Lidhur me këtë problem prefekti i Qarkut të Fierit Shahin Bejdaj është shprehur se gjendja në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme paraqitet shumë e vështirë për shkak të mungesës së fondeve për rikonstruksionin e shkollave. Sistemi i ngrohjes duhet të bëhet qysh në ndërtimin e godinës. Disa shkolla e kanë siguruar ngrohjen me bombola gazi, por shpejt janë hequr nga qarkullimi për shkak të rrezikshmërisë. Pajisjet ngrohëse elektrike të sjella nga prindërit ka qenë zgjidhja e vetme dhe provizore në shkollat e Fierit. Shpresojmë që vitin që vjen të gjitha shkollat të pajisjen me ngrohje me kaldaja dhe ngrohja e klasave të mos jetë më problem, ashtu siç është zgjidhur problemi i ngrohjes në kopshtet dhe çerdhet e këtij qarku. “Lidhur me mungesën e rrugëve në zonat Bejdaj është shprehur se “unë do të thosha se nuk është bërë rikonstruksioni i plotë i rrugëve rurale, sepse në mjaft fshatra të rrethit të Fierit e Mallakastrës ka problem të mungesës së rrugëve”.

Aurora Damini

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›