Meta: Apel për bashkim më 17 janar
10/01/2009 Kreu i LSI-së anëtar i FDE-së
Kryetari i LSI-së Ilir Meta Meta ka pranuar të bëhet anëtar i këshillit të nderit të Forumit për Demokraci dhe Etikë. Ky forum ka shpallur 17 janarin si ditë lutjeje dhe reflektimi kombëtar. Për këtë arsye Meta bëri dje një apel për të gjithë qytetarët, në veçanti për anëtarët dhe simpatizantët e Lsi-së, që “më 17 janar, në këtë ditë lutjeje, le të marshojmë të gjithë së bashku, në një marshim tepër paqedashës, për të apeluar për bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve, për një filozofi gjithëpërfshirëse, paqedashëse, e cila vë gjithnjë në plan të parë interesat e kombit tonë dhe interesat e qytetarëve tanë. Kjo është një nismë tepër pozitive”. Njëkohësisht, ndalur po në këtë çështje, Meta vlerësoi se “kemi nevojë që kjo nismë të mos mbetet vetëm për 17 janarin, por kjo ditë e rëndësishme e simbolike të mbajë të gjallë në zemrat dhe ndërgjegjen tonë, sidomos të politikanëve, mesazhin e bashkimit, të bashkëpunimit, të gjithëpërfshirjes dhe të paqedashjes”.