Aplikimi ne BE, Bild: Vonesa per Shqiperine, vetem teknike
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian, u shpreh dje se "vonesa ne shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat te BE, eshte vetem teknike". Gjate takimit te djeshem te ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian ne Luksemburg, ministri suedez, Karl Bildt, tha se vonesa e shqyrtimit eshte thjesht teknike. Sipas tij, ceshtjet qe kane penguar shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise nuk jane politike, ato kane te bejne me zgjedhjet e fundit ne Gjermani dhe faktin se Parlamenti gjerman nuk eshte mbledhur ende. "Procedurat e komplikuara te shqyrtimit te kerkesave te vendeve te ndryshme, sipas kushteve te Traktatit te Lisbones, kane bere qe aplikimi i Shqiperise te mos jete konsideruar ende nga Bashkimi Evropian", u shpreh Bildt. Gjate takimit te djeshem u diskutua edhe mbi ceshtjen e kandidatures se vendit tone per marrjen e statusit kandidat ne BE, pavaresisht se ashtu sic pritej nuk u morr asnje vendim. Qeveria shqiptare aplikoi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian ne 28 prill te ketij viti. Por zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ishin nje nga shkaqet e shtyrjes se marrjes se nje vendimi per vendin tone. Vendet e BE-se, u shprehen se ishin ne pritje te rezultateve te ketyre zgjedhjeve.