E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kush jane perfituesit e tokave turistike

Partia Socialiste kerkoi dje qe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, te jape shpjegime per ligjin e pronave ne bregdet. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi dje se "qeveria e interesave familjare" i ka propozuar Kuvendit te Shqiperise projektligjin "Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror, ne zonat me perparesi turizmin". "Partia Socialiste i kerkon sot Sali Berishes, te zbardhe publikisht autoresine, kush jane perfituesit apo kush favorizohen nga ky ligj. Ne kemi dyshimet tona qe ky projektligj behet ne favor te interesave familjare te tij dhe te ministrave te oborrit", u shpreh Balla. Ai kerkoi qe qeveria te publikoje listen e familjareve dhe zyrtareve te larte te qeverise qe perfitojne nga ky ligj i posacem qe privatizon perfundimisht bregdetin shqiptar. Sipas tij, ne rast se Sali Berisha nuk do te sqaroje per qytetaret shqiptare se cilet jane perfituesit familjare dhe qeveritare te ketij ligji, atehere neser socialistet do te zbardhin para qytetareve shqiptare, cilat jane interesat qe qendrojne pas ketij projektligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›