Rama: Do të ruajmë pasuritë kombëtare
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal dje në një takim me banorë të Fushë-Arësit, për të prezantuar pjesë të programit qeverisës. Gjatë këtij takimi, kreu i selisë rozë foli për pasurinë kombëtare, siç janë pyjet, që për fatin e keq në këto vite, tha ai, janë shkatërruar. Rama premtoi se qeveria e re socialiste do të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të ruhet kjo pasuri kombëtare. "Ne do marrim masa dhe do bëjmë gjithçka mundemi për të ndalur këtë shkatërrim e për ta vënë pasurinë e përbashkët në shërbimin tonë", tha kreu i Partisë Socialiste. Njëkohësisht, Rama u ndal te një fenomen tjetër social i vërejtur mjaft në qytezën e Fushë-Arësit, siç është largimi i të rinjve dhe të rejave, pasi nuk shohin asnjë mundësi jetese aty.
"Nuk ka pse të shohim me zili fqinjët tanë, ndërkohë që ne kemi mundësi të jetojmë në vendin tonë", deklaroi Rama.
Rama konfirmoi se socialistët janë gati të vijnë në pushtet që t‘u japin fund këtyre katër viteve që po mbarojnë dhe për të rindërtuar Shqipërinë. "Unë jam këtu që të mos kemi dhe katër vjet të tjera si këto që po mbarojnë. Unë jam këtu për të rindërtuar Shqipërinë", deklaroi ndër të tjera kreu socialist. Bashkëbisedimi në Fushë-Arëz ishte takimi i radhës i kreut socialist, pasi ai prej më shumë se dhjetë ditësh ka nisur prezantimin e programit qeverisës të Partisë Socialiste. Rama u shpreh se kryefjala e qeverisjes së re socialiste do të jetë punësimi, lufta kundër varfërisë teksa zbardhi edhe një sërë masash të tjera që lidhen me ekonominë, biznesin, bujqësinë e fermerët. Dy ditë më parë, në një takim në Këmishajt të Lushnjës, Rama premtoi se sapo të vijë në pushtet, do të miratojë Kodin e Tokës, i cili në bazë të tij është një reformë e tërë ligjore për të rregulluar çështjen e pronësisë. Njëkohësisht, Rama zbardhi një prej strukturave të qeverisë së tij, krijimin e Ministrisë së Zhvillimit Rural, objekt i së cilës është bujqësia dhe fermerët.