Aplikimi në BE, ndryshohet teksti i rezolutës. Nuk vendoset afati
Me konsensus të plotë, Komisioni parlamentar i Jashtëm ka miratuar dje projekt-rezolutën, e cila kërkon që Shqipëria të aplikojë si vend kandidat për në BE. Si mazhoranca, ashtu edhe opozita, janë shprehur pro kësaj nisme, duke theksuar se tashmë Shqipëria duhet të renditet ndër vende që kërkojnë anëtarësimin për në BE. Gazeta "Shqip" botoi një ditë më parë projekt-rezolutën e hartuar nga grupi parlamentar i PD-së, e cila është pranuar në parim nga Komisioni i Jashtëm, duke iu bërë vetëm dy ndryshime të vogla. Deputeti i PS-së, Namik Dokle, ka kërkuar që fjalia "garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme" të jetë pjesë e paragrafit të fundit, propozim i cili është pranuar nga komisioni, ashtu siç është pranuar edhe propozimi i deputetit Mediu, që të hiqet fjala "Janar" për afatin e aplikimit të Shqipërisë për vend kandidat të BE-së. Sipas komisionit, koha e aplikimit nuk duhet të jetë e përcaktuar saktësisht, pasi atë duhet ta gjykojë si të përshtatshme vetë qeveria. Për anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm, Dade dhe Islami, kjo kohë do të ishte më e përshtatshme pas realizmit të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, ku do të njiheshin edhe me vlerësimet e ndërkombëtareve për mënyrën e kryerjes së zgjedhjeve. Por nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim me ta deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, i cili ka kërkuar që koha e aplikimit të jetë para zgjedhjeve të qershorit.
Projekt-rezoluta
Në draftin e projekt-rezolutës të miratuar me konsensus të plotë nga Komisioni i Jashtëm, i cili do t‘i dërgohet për miratim seancës së ditës së hënë në Parlament, theksohet se "me vendosmërinë për të përmbushur objektivin madhor strategjik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me bindjen se Komunitetet Evropiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në paqe e në stabilitet të qëndrueshëm. Në mbështetje të përpjekjeve për krijimin e një shoqërie të begatë nëpërmjet konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe forcimit të vlerave të shtetit të së drejtës, në dobi të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. I bindur se ky integrim do të shërbejë qenësisht si një kontribuues aktiv në forcimin dhe stabilizimin e qëndrueshëm të situatës në Evropën Juglindore, bashkëjetesës në harmoni dhe zhvillimit dinamik të rajonit, duke e çliruar atë përfundimisht nga kujtesat e hidhura të së kaluarës. Nisur nga fakti që, gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, Shqipëria si vend evropian, qëndron në ndërthurjen e rrugëve, që lidhin Evropën dhe kulturën evropiane me hapësirën mesdhetare. Bazuar, në nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, lidhur me procedurat dhe kushtet e kandidimit e më pas të anëtarësimit, ripërsërit gatishmërinë dhe vendosmërinë për vazhdimësinë dhe thellimin e punës tashmë të nisur për përafrimin e plotë të sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë me standardet dhe l‘acquis communautaire të Bashkimit Evropian, duke vënë në themel të kësaj pune bashkëpunimin më të gjerë dhe afatgjatë mes partive parlamentare të Shqipërisë. Deklaron përkushtimin e tij për konsolidimin e vlerave të lirisë dhe të shtetit të së drejtës, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të diversitetit kulturor dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të çdo vendi. Inkurajon qeverinë e Republikës së Shqipërisë që, në momentin e përshtatshëm, në konsultim edhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për të kaluar si vend kandidat në këtë organizëm dhe të raportojë për këtë në Kuvendin e Shqipërisë për ecurinë e negociatave. Shpreson dhe mirëpret që Parlamenti Evropian, vendet anëtare dhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian të marrin në konsideratë vendosmërinë dhe konsensusin që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë dhe aspiratës së popullit të saj në lidhje me integrimin evropian, ashtu sikundër ato shprehen edhe në frymën e kësaj Rezolute".