Zogaj pranon gabimin: Po, e kopjuam rezolutën
Partia Demokratike pranon se ka kopjuar draft-rezolutën që do të ndihmojë Shqipërinë për të kërkuar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Preç Zogaj, ka deklaruar për "Shqip" se "s`ka ndonjë problem që rezolutën e kemi përshtatur me atë të një vendi tjetër", duke pranuar në këtë mënyrë "gafën" e radhës së mazhorancës. Kryetari i komisionit, Zogaj, bën me dije se rezoluta është ndryshuar në disa pika dhe më pas është miratuar nga komisioni për të shkuar ditën e hënë në sallën e Parlamentit për votim. Klasa politike ka reflektuar pas kopjimit dhe ka ndryshuar rezolutën në Komisionin parlamentar të Jashtëm. Dy janë pikat të cilat janë ndryshuar në dokumentin që do ta ndihmojë qeverinë të kërkojë statusin e vendit kandidat për në BE. Një ditë më parë gazeta "Shqip" publikoi gafën që mazhoranca kishte bërë me hartimin e rezolutës, duke mos u munduar ta përshtatë atë me rezolutën e ndonjë vendi tjetër, por duke përkthyer fjalë për fjalë tekstin kur Kroacia 6 vjet më parë kërkonte statusin e kandidatit për në BE.
Draft-rezoluta mban firmën e kreut të grupit demokrat, Astrit Patozi. Në shkresën e Kuvendit, protokolluar me numër 210, datë 19 janar 2009, janë përdorur të njëjtët paragrafë me rezolutën, ku ligjvënësit kroatë, gjashtë vite më parë, kërkonin statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Rezoluta përfundimtare do të votohet nga 140 deputetët për t‘ju dorëzuar më pas Parlamentit Evropian. Çështja e aplikimit për vend kandidat është shndërruar kohët e fundit në një temë diskutimesh mes pozitës dhe opozitës. Kampi rozë kërkoi muaj më parë që shteti shqiptar, përmes Kuvendit të Shqipërisë, të mundësonte miratimin e një rezolute, ku të shprehej qartazi ky objektiv. Pak kohë më parë ishte ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, dhe Kryeministri Sali Berisha, ata që u shprehën për konkretizimin e kësaj etape. Ata u angazhuan se brenda këtij viti do të mund të miratohet rezoluta nga Parlamenti i Shqipërisë. Rezoluta e miratuar nga Komisioni parlamentar i Jashtëm do të votohet ditën e hënë në sallën e Parlamentit.