E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpara katër vitesh rrëshqitën varrezat e Pogradecit

Rrëshqitja e dheut shkatërroi rreth 50 varre në varrezat publike të Pogradecit, në mars të vitit 2005. Në atë kohë, bashkia dhe qytetarët bënë zhvendosjen e rreth 300 varreve të rrezikuara nga shembja në kodrën e qytetit. Më të dëmtuara kanë qenë varrezat e vjetra të qytetit, të cilat u prishën pothuajse plotësisht, duke sjellë dhe një përzierje të madhe eshtrash të të vdekurve. Pikërisht, kjo përzierje ka bërë të pamundur gjetjen dhe identifikimin e tyre nga ana e familjarëve. Me gjithë punën e bërë nga bashkia, duket se ndihmesën më të madhe e kanë dhënë vetë qytetarët pogradecarë. Për ngjarjen e ndodhur dhe për minimizimin e pasojave të saj u kërkua ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Pas kësaj ndodhie, Bashkia e Pogradecit bleu tokë në fshatin Gurras, pasi varreza e vjetër nuk mund të përdorej më.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›