E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherifi "Wanted" në listën e Interpolit

Duke iu referuar faqes zyrtare të Interpolit, Xhelal Sherifi, i datëlindjes 10 qershor 1985, ishte shpallur në kërkim për “krim kundër jetës dhe shëndetit” nga policia e Konektikat në SHBA. Ajo që bie në sy është fakti se Interpoli ka dhënë si vendlindje të 25-vjeçarit, Gjilanin, por krah saj shënon se është shtetas i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa dihet fare mirë se qyteti i sipërcituar ndodhet në Kosovë. Kërkimi i të riut është bërë pasi për të ka një kërkesë të drejtësisë amerikane, sepse shqiptari është autor i një ngjarjeje të vitit 2001 në SHBA, kur ai ka qenë vetëm 16 vjeç.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›