"Terroristi" kosovar: "U vetëmbrojta"
Nën masa të rrepta sigurie, 25-vjeçari Xhelal Sherifi , i kërkuar nga FBI-ja për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe i dënuar me 20 vjet burg, është paraqitur dje paradite para Gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “60 ditë burg”. Gjyqtari Altin Shkurti ka vendosur ta lërë në burg Sherifi n për një periudhë kohore prej dy muajsh, me qëllim që drejtësia amerikanë të përgatisë dosjen dhe të kërkojë para kësaj gjykate ekstradimin e tij në SHBA, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg, pasi ka tentuar të vrasë në vitin 2001, në moshën 16-vjeçare, një shtetas amerikan. Sherifi ka qëlluar me thikë gjashtë herë shtetasin amerikan Kristofer Kazes, i cili i ka shpëtuar vdekjes. Pas ngjarjes është arrestuar dhe i është nënshtruar procesit të gjykimit, por mosha e vogël dhe pagimi i një garancie pasurore e kanë lënë të lirë, për t’u arratisur më pas. Sherifi është arrestuar dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa dje në mesditë është paraqitur për vlerësimin e masës së sigurisë në gjykatë, ku, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis shtetit shqiptar dhe shtetit amerikan në vitin 1930 ai duhet të ekstradohet në SHBA. Para gjyqtarit të gatshëm, Altin Shkurti dhe prokurorit Platin Aliçka, 25-vjeçari nga Gjilani i Kosovës ka rrëfyer edhe vrasjen në vitin 2001, duke pranuar autorësinë dhe duke u justifikuar se ishte në moshë minorene.
DëshmiaXhelal Sherifi është shoqëruar dje në ambientet e Gjykatës së Tiranës, pranë paraburgimit 313, nga forca të shumta policore. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar rreth orës 10:00, ku gjyqtari Altin Shkurti i ka kërkuar organit të prokurorisë, i përfaqësuar nga prokurori Platin Aliçka, fakte rreth të arrestuarit. Prokurori i bëri me dije gjykatës se 25-vjeçari kërkohet nga Interpoli ndërkombëtar, në bazë të një urdhri arresti të nxjerrë nga FBI-ja amerikane, e cila e kërkon Sherifi n për akuzën e tentativës së vrasjes. Pas pretendimeve të palës akuzuese, gjyqtari i dha fjalën të arrestuarit, 25-vjeçarit nga Gjilani i Kosovës. Ky i fundit, fi llimisht ka pranuar se është personi që kërkohet nga drejtësia amerikane pasi në vitin 2001 ka tentuar të vrasë një shtetas amerikan. “Po unë jam Xhelal Sherifi , i kërkuar për tentativë vrasje në SHBA, ku dhe jam dënuar 20 vjet burg”, mësohet se ka deklaruar Sherifi , duke u pyetur më pas nga gjykata për detaje të tjera. 25-vjeçari tha se ngjarja ka ndodhur vite më parë, kur i arrestuari ishte vetëm 16 vjeç. “E qëllova shtetasin amerikan shumë herë me thikë pasi grupi i tij më sulmoi. Nëse nuk do ta qëlloja, atëherë ai do të më sulmonte mua”, vijoi i arrestuari, ndërsa deklaroi se “nëse ngjarja do të ndodhte tani, në këtë moshë, nuk do të veproja në atë mënyrë”
Ai tha se e pranon se ka gabuar, po ka qenë si rezultat i veprimeve të shtetasit amerikan. Pas dëgjimeve të pretendimeve të akuzës dhe të arrestuarit, gjyqtari Altin Shkurti vendosi të lërë në burg për një periudhë 60-ditore, kohë e cila do t’i shërbejë drejtësisë amerikane të sjellë në Shqipëri një kërkesë për ekstradimin e tij.
I kërkuariPolicia e Tiranës ka arrestuar dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit 25–vjeçarin, i cili rezulton person në kërkim ndërkombëtar. Xhelal Sherifi akuzohet se në nëntor të vitit 2001 dyshohet se ka kryer plagosjen me thikë të një shtetasi amerikan, vetëm 20 vjeç, Kristofer Kazes. I mituri është ndaluar ditën e ngjarjes, por duket se atë e ka favorizuar mosha si edhe garancia pasurore që është vendosur në shkëmbim të lirisë. Për ngjarjen, policia e Konektikat është shprehur se i mituri nuk kishte ngurruar të qëllonte disa herë me thikë të riun amerikan. Sherifi ndodhej në shoqërinë e vëllait më të madh, me të cilin edhe jetonte, kur i ishte vërsulur pas një debati amerikanit dhe i ka shkaktuar atij plagë të gradës së tretë dhe të katërt, thuhet në dosjen hetimore. Thika i plotësonte parametrat e armës së ftohtë, por gjykata duket se ka qenë në dilemë për mbajtjen e tij në institucionin e riedukimit, duke menduar edhe për faktin se prindërit e 16-vjeçarit ndodheshin larg tij, në Kosovë.
#