“Aplikimi vetëm në zyrat postare sipas minibashkive”
Dje aplikimin për kartën 200 lekë kanë mundur ta bëjnë pak persona. Kanë përfituar vetëm ata që rastësisht kanë shkuar një zyrën postare, që i përkon njësisë bashkiake që i mbulon. Kjo procedurë do të ndiqet edhe në ditët në vijim, ndërkohë që janë më shumë se 490 mijë shtetas, të cilët nuk kanë pasaportë dhe s’kanë aplikuar ende. “Në zbatim të vendimit të qeverisë bazuar lista e shtetasve, që nuk disponojnë pasaportë marrë nga Ministria e Brendshme është shpërndarë në të gjithë zyrat postare në shkallë vendi”, sqaroi dje zyra e shtypit të postës shqiptare.
Nga sa u bë me dije angazhimi për mbylljen me sukses të procesit është maksimal gjithashtu, edhe për kompensimin e kategorive përfituese të përcaktuara. Ky kompensim do të paguhet në zyrat postare. “Zyrat Postare njëkohësisht vazhdojnë të jenë të hapura në shërbimin me dy turne. Ato presin edhe pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët duan të aplikojnë për letërnjoftim elektronik, duke punuar edhe të shtunë e të diel”, thuhet në deklaratën për mediat. Sipas saj, brenda një kohe rekord nga marrja e udhëzimit nga Ministria e Financave dy ditë më parë, është përgatitur infrastruktura e nevojshme. “Brenda ditës së sotme, të 551 zyrat postare deri në skajin më të largët të vendit janë të gatshme të ofrojnë shitjen e kuponëve të shtetasve pa pasaportë sipas vendimit të qeverisë”, bën me dije posta. Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se listat e personave pa pasaportë, të cilët përfitojnë kuponin, duke arkëtuar fillimisht 200 lekë ndodhen në zyrat postare sipas njësive të qeverisjes vendore (minibashkive). Pra, qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë duhet të paraqiten pranë zyrave postare të njësive administrative ku banojnë dhe janë të regjistruar. Nga ana tjetër, në zyrat postare në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 800 mije kuponë për letërnjoftim elektronik si dhe rreth 7 mijë kuponë për pasaporta biometrike. Gjithashtu, janë kompensuar mbi 30 mijë pensionistë që përfitojnë nga skema e kompensimit për pajisjen me letërnjoftim të shtetasve në nevojë.
Aplikimi
Minibashkia nr.1, nr .2
POSTA nr.1 , nr. 13
Minibashkia nr.8, nr.9
POSTA nr.4
Minibashkia nr.6
POSTA nr 6
Minibashkia nr 11
POSTA nr. 7
Minibashkia nr.5
POSTA nr. 8
Minibashkia nr. 7
POSTA nr. 9
Minibashkia nr. 4
POSTA NR. 10
Minibashkia nr .3
POSTA NR. 14
Minibashkia nr .10
POSTA NR. 5