E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikoi për kartë identiteti me certifikatë me të dhëna të ndryshuara, arrestohet



Korçë – Policia arrestoi dje pasdite një 49-vjeçar pasi dyshohet të ketë tërhequr një certifikatë me gjeneralitete të ndryshuara dhe me të është paraqitur të marrë kartë identiteti. Burime policore thanë se nga Sektori i Luftës kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë Policisë së Qarkut Korçë u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, lëshuar për shtetasin Edmond Frashëri, i datëlindjes 16.06.1960, lindur dhe banues në Korçë. Urdhër-ndalimi për këtë shtetas është lëshuar pasi ditë më parë ky shtetas ka tërhequr një certifikate me gjeneralitete të ndryshuara pranë zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Korçë dhe është paraqitur pranë qendrës për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimit elektronik. Policisë e Korçës ka kryer veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kryhen hetimet për falsifikim ndaj punonjëses së Gjendjes Civile pranë Bashkisë Korçë, shtetases Violeta Qirinxhi, e datëlindjes 08.08.1953, lindur dhe banuese në Korçë.

13 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›