ISHP porosit vaksina kundër gripit të derrit
Vendi ynë, i rrezikuar nga virusi H1N1. OBSH-ja këshillon rritjen e gatishmërisë. Situata pandemike botërore, mblidhet komisioni i pandemisë në Tiranë
Emanuela Sako
Vendi ynë tashmë është i rrezikuar nga përhapja e virusit të gripit të derrit. Ministria e Shëndetësisë ka rritur gjendjen e gatishmërisë dhe ka marrë masa për sigurimin e vaksinës kundër virusit H1N1. Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, shprehet se do të sigurohen dozat e vaksinës për të përballuar situatën, sidomos për periudhën gusht - shtator. Në këtë kohë ka fluks lëvizjesh të shtetasve për pushime, kurse në shtator fillon shfaqja e virozave të para të gripit normal. Një ditë pas shpalljes së pandemisë globale të gripit të derrit nga OBSH-ja, pranë zyrave të OBSH-së në Tiranë është mbledhur komisioni i pandemisë, ku është diskutuar rreziku dhe mënyrat e parandalimit të përhapjes së virusit. Drejtori i ISHP-së deklaroi se do të rritet vigjilenca ndaj rasteve që mund të dyshohen, por nuk do të ketë izolim të njerëzve. “Aktualisht në Shqipëri s’kemi asnjë rast të konfirmuar, thjesht vazhdojmë të rrisim vigjilencën dhe përgatitjen e sistemit. Në momentin që do të kemi raste të konfirmuara do të fillojmë gradualisht të zhvendosim burimet, nga kapja e hershme, nga kufijtë drejt kurimit të rasteve”,- shprehet Alban Ylli.
Masat
Masat paraprake të sugjeruara nga OBSH-ja janë disa, të cilat fillojnë që nga kontrollet e imtësishme në kufi. Specialistët e DSHP-ve në rrethe duhet të monitorojnë shtetasit që vijnë nga vendet e tjera për në vendin tonë. Shtetet fqinje si Greqia dhe Italia rezultojnë të prekura nga virusi i gripit. Drejtori i OBSH-së për Shqipërinë, Anshu Banerjee, kërkoi nga specialistët e Higjienës të kryejnë monitorime në vendet publike siç janë shkollat, kopshtet apo ushtria. Qytetarët duhet të shmangin vendet publike, pasi virusi ka më shumë mundësi përhapje. Të gjitha poliklinikat dhe spitalet në rrethe janë të pajisura me mjetet e nevojshme për të pritur rastet e dyshuara. Institucionet shëndetësore duhet të njoftojnë ISHP-në për çdo rast të dyshuar, në mënyrë që të kryhen ekzaminimet e menjëhershme laboratorike për verifikimin e rasteve. Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaroi se duhen ruajtur rezervat e pakta me Tamiflu, pasi është vështirë të sigurohen. Tamiflu do të përdoret vetëm për personat që kanë temperaturë mbi 38 gradë dhe që mjekohen në spital, pasi nuk duhet të ketë harxhime të mëdha të sasive.
Rastet
Tashmë bota është përfshirë në situatën e pandemisë globale, ku dy ditë më parë OBSH-ja e rriti nivelin e alarmit për gripin e derrave në nivelin maksimal 6. Ky është dhe niveli i fundit që ekspertët e OBSH-së kishin parashikuar të mos arrihej. Tashmë virusi është përhapur me një shpejtësi të madhe në të gjithë botën, duke zgjeruar çdo ditë edhe më shumë hartën e prekjes dhe si rezultat dhe shtimin e numrit të të prekurve apo personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Sipas OBSH-së deri tani rastet e rënda përbëjnë vetëm 1% të të sëmurëve. Ndërkohë që në hartë shënohen 70 vende të botës, të cilat janë prekur nga virusi.
13 Qershor 2009