E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vëllezër godasin me leva një baba me të birin, shtypin edhe dy policë



Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Bujar Luzi, banues i këtij qyteti, pasi në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, Agron dhe Flamur Luzi, kanë goditur me mjete të forta si leva dhe shpata Gëzim Nikocin dhe djalin e tij 17-vjeçar, duke u shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas të dhënave policore ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në karburantin e të lënduarit Gëzim Nikoci, ku Bujar Luzi pretendon se ka kryer një volum pune me mjetet e tij në vlerën prej 6 000 000 lekë të rinj dhe nuk i janë paguar lekët nga Nikoci. Këtë konflikt të mospagesës së lekëve ai ka pretenduar që ta zgjidhë duke kryer veprimet e lartpërmendura. Ndërkaq, Bujar Luzit i shtohet edhe vepra e shtypjes me automjetin e tij të dy punonjësve të policisë së autopatrullës, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen. Madje në largim e sipër nga vendngjarja, me automjetin e tij, Luzi ka goditur duke dëmtuar e rrëzuar për tokë edhe 10-vjeçaren Anisa L. duke i shkaktuar thyerje të këmbës dhe dëmtim të ligamenteve, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arrestohet 39-vjeçari, vodhi me thyerje banesën e një familjeje që ishte në Greqi

Gjirokastër – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin Robert Gjoni, lindur dhe banues në qytetin jugor, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një personi, i cili ndodhet familjarisht në Greqi. Sipas burimeve policore, i dyshuari rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Arrestimi i tij u bë sepse në fshatin Çatistër të komunës Pogon të Gjirokastrës, ai ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. V. nga ky fshat. Gjoni, me anën e një leve hekuri, ka thyer derën e jashtme dhe është futur në banesë duke vjedhur enë kuzhinë, sende prej bakri, vegla pune dhe disa bidonë plastikë të mbushur me raki. Një banor i fshatit ka njoftuar policinë dhe brenda 3 orësh është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimi i sendeve të vjedhura në cilësinë e provës materiale.

Kapet në Rinas i kërkuari, tentoi të arratisej

TIRANË - Një 33-vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim për “trafik femrash dhe prostitucion”, u ndalua mbrëmjen e dy ditëve më parë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas teksa tentonte të udhëtonte drejt Italisë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 33-vjeçari Zgalem Beheluli rezultoi ishte nën masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit, në 1 mars 2008, për veprën penale të “trafikimit të femrave dhe prostitucionit” dhe është ndaluar të enjten në Rinas.

13 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›