E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet e Lirimit, rreth 54 mijë nxënës zhvillojnë sot testin e Gjuhë-Leximit



Rreth 54 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimit e parë të Lirimit, atë të Gjuhë-Leximit. Ndryshe nga praktikat e përdorura në vitet e kaluara për zhvillimin e provimeve të Lirimit, këtë vit, këto provime do të jenë të përafërta me ato të Maturës. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, ky standard i ri i zhvillimit të provimeve për klasat e nënta bëhet për të dhënë më shumë garanci në vlerësimin e dijeve, i cili këtë herë do të jetë i jashtëm. Ashtu si edhe provimet e Maturës, edhe ato të lirimit do të korrigjohen nga vlerësues të jashtëm. Ndërsa vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AVA. Skema e vlerësimit do të jetë një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Kështu, çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme, e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë, vlerësohet me pikë, sipas skemës së vlerësimit. Shpallja e rezultateve për provimet e Lirimit do të bëhet jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, pas çdo testimi.

13 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›