Pergjigjet e vonuara, ish-të përndjekurit të paraqiten në Ministri
Specialistët presin çdo ditë që t’i këshillojnë për plotësimin e formularit. Të dhënat e sakta që ndikojnë në përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimit
Laureta Rryçi
Tiranë - Ish-të përndjekurit, që u është vonuar përgjigjja nga Ministria e Drejtësisë, duhet të paraqiten në dikaster për të mësuar mbi fatin e dosjes. Ministria e Drejtësisë, në vijim të procesit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, i ka dërguar njoftimet për plotësim dokumentesh dhe kërkesat për plotësim të formularit të vetëdeklarimit nëpërmjet Postës Shqiptare. Por, një pjesë e këtyre njoftimeve, Posta e ka kthyer sërish në Ministrinë e Drejtësisë për shkak të vështirësive që ka hasur në gjetjen e adresave të personave që duhet të njoftohen. Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë personat se duhet të paraqiten në Zyrën e Pritjes së Publikut për të tërhequr zarfet me njoftimet përkatëse. Ndërkohë mbaron afati për të depozituar kërkesat për dëmshpërblim në Ministrinë e Drejtësisë.
Kërkesa
Interesimi mbi fazën ku ndodhet dosja ndikon edhe për përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimit. Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë shpjegojnë se janë çdo ditë për të pritur të përndjekurit që kanë paqartësi apo nuk kanë informacionin e duhur për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Ndërsa ata që janë ende në fazat fillestare duhet të dinë se paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga Ministria. Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin ku shënohet numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj.
Dosjet
Procesi i shqyrtimit të dosjeve për dëmshpërblim ka veçuar në një anë më shumë se gjysmën e dosjeve në total që janë regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë. Specialistët që po shqyrtojnë këto dosje, që në fazën e parë të verifikimit kanë konstatuar dokumentet që mungojnë, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për të plotësuar dosjen, por kanë vlerë edhe për përllogaritjen e viteve të burgut dhe numrit të përfituesve që mund të jenë në një rast të vetëm. Si procedurë, specialisti që konstaton këtë mungesë dokumentesh vendos menjëherë shënim në dosje “Mangësi në dokumentacion” dhe rinis një procedurë tjetër të komunikimit nëpërmjet postës me aplikuesin. Këto dosje që kanë një shënim të tillë rezultojnë se u mungon një ose më shumë dokumente që janë përcaktuar në Nenin 20 të ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Në këtë nen janë përcaktuar të gjitha dokumentet që i duhen një aplikuesi për të përfituar dëmshpërblim. Nëse mungon qoftë edhe një prej dokumenteve, procedura e shqyrtimit të kërkesës pezullohet derisa dokumenti të përfshihet në dosje.
Formulari
Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje: për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Tarifa e këtij shërbimi postar, e reduktuar, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi kryhet në të gjitha filialet postare të qyteteve dhe të bashkive të vendit. Për të dënuarit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i dokumenteve në Ministrinë e Drejtësisë kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet shërbimit konsullor, sipas së njëjtës procedurë të përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, ku punonjësi konsullor kryen pranimin dhe harton formularin e dorëzimit të dokumentacionit. Kërkesat, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, i përcillen ministrit të Drejtësisë. Tarifa e këtij shërbimi përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
Përgjegjësia
Posta Shqiptare dhe shërbimi konsullor, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 1-vjeçar, dorëzojnë në Këshillin e Ministrave të dhëna për numrin e dërgesave të kryera. Një kopje e këtij informacioni i përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kur pas plotësimit të afatit 1-vjeçar, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka pretendime nga ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave të pushkatuara, se kanë dorëzuar dokumentet por ato nuk gjenden, kanë humbur, kanë të meta të pjesshme etj., mjeti i vetëm provues që shërben për pranimin e këtij pretendimi është formulari i trefishtë i dorëzimit në postë apo në shërbimin konsullor. Ministri i Drejtësisë urdhëron ripranimin e dokumenteve, edhe pas plotësimit të afatit 1-vjeçar, sipas këtij ligji, vetëm kur kërkuesi provon se i ka dorëzuar ato në postë apo në shërbimin konsullor.
Dëmshpërblimi
Për të përfituar dëmshpërblimin, ish-të përndjekurit duhet të plotësojnë saktë dy formularët e vetëdeklarimit. Specialistët e Ministrisë që po shqyrtojnë kërkesat për dëmshpërblim shprehen se këta formularë janë shumë të rëndësishëm pasi në bazë të tyre do të bëhet përllogaritja e dëmshpërblimit. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë të dënuarve politikë që kanë përfituar dëmshpërblime nga ligje të mëparshme, shuma e përfituar do t’u zbritet në dëmshpërblimin e tanishëm, që pritet të shpërndahet për secilin. Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar se do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra me vlerë, si dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet ta plotësojnë formularin me të dhëna të sakta, pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucion për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
13 Qershor 2009