E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikojnë mbi 700 mijë për karta identiteti, shpërndahen mbi 540 mijë në mbarë vendin

Fillon sot shpërndarja e pasaportave të para biometrike. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinant Poni flet për një perspektivë optimiste edhe përsa i përket shpëndarjes së pasaportave biometrike

TIRANE - Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinant Poni paraqiti dje në një konferencë për shtyp të dhënat më të fundit lidhur me ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike. Poni deklaroi se procesi i aplikimit për karta identiteti ka hyrë në një fazë intensive, duke shkuar në rreth 17 mijë aplikime në një ditë në të gjithë vendin. Zëvendësministri i Brendshëm, tha se aktualisht janë regjistruar mbi 700 mijë aplikime për kartën e identitetit.
“Sot jemi mbi 700 mijë, pra shumë më tepër se parashikimi për muajin prill kemi dhe ditën e sotme disa mijëra më tepër.  Numri i aplikimeve dje ka qenë 17.039. Përveç totalit, totali i letërnjoftimeve të prodhuara është 540.290, i të shpërndara është 512.525, një marzh vetëm 20 mijë mes prodhimit dhe shpërndarjes”, u shpreh Poni.
Sipas tij, qendrat e aplikimit funksionojnë në të gjithë vendin, ndërsa bëri thirrje për t’u pajisur me kartën e identitetit personat që nuk kanë pasaportë.
Gjithashtu mësohet se sot fillon edhe shpërndarja e pasaportave të para biometrike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›