Aplikojnë për tapi 100 qytetarë me leje legalizimi
21/04/2009 Afati maksimal 10 ditë
ELBASAN-Rreth 100 familje shumë shpejt do të pajisen me certifikatën e pronësisë pasi kanë kaluar të gjitha hapat e procesit të legalizimit. Një ditë më parë qytetarët që kanë pasur në dorë lejen e legalizimit të shpërndarë nga ALUIZNI në Elbasan kanë aplikuar pranë zyrës së Regjistrimit të Pasurive për tapinë e re. Qytetarët shprehen mjaft të kënaqur pasi siç thonë edhe vetë u është realizuar një ëndërr që ata nuk e besonin. Faik Myzyri, një prej përfituesve të këtij procesi, thotë se ka ndjekur me përpikëri çdo hap të këtij procesi duke shlyer të gjitha detyrimet që duheshin. “Tani po e besoj se jemi bërë me pronë vërtet. Deri dje kisha frikë se edhe atë shtëpi do të ma prishte një ditë policia ndërtimore. Kur e ke pa leje asnjëherë nuk je i sigurt”. Përfaqësuesi i ALUIZNI-t në Elbasan, Hyqmet Zane, u shpreh se ky është momenti përfundimtar dhe se qytetarët duhet të kuptojnë se në këtë çast finalizohet jo vetëm puna e ALUIZNI-t, por dhe vetë kontributi i qytetarëve, të cilët iu përgjigjën këtij procesi menjëherë. Drejtori i zyrës së Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, Klevis Kosova, u shpreh se që nga ky moment ata janë si të gjithë qytetarët e tjerë që figurojnë me prona. “Sot ka nisur procesi i regjistrimit të pasurive të legalizuara në bazë të ligjit të legalizimeve dhe urbanizimit të zonave informale. Sot është fillimi i procesit për regjistrimin e rreth 101 objekteve, të cilat kanë marrë lejet e legalizimeve. Qytetarët do të pajisen me certifikatë brenda 10 ditëve.