Meta: Hetimi për Ramën nuk do të jepte rezultat
21/04/2009 Kreu i LSI-së kundër hetimit për kryebashkiakun e Tiranës
Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim e cilësoi të pavend hetimin parlamentar për kryebashkiakun Edi Rama. Sipas tij, kjo nuk do të kishte asnjë vlerë në një kohë kur Kuvendi është drejt mbylljes. Në këtë mënyrë, kryetari i LSI-së dha qartë pozicionin e partisë që ai drejton lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komision hetimor për të hetuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës për çështjen e lejeve të ndërtimit. “Nuk është koha për komisione hetimore, të cilat nuk zgjidhin asgjë ndërkohë që Parlamenti shkon drejt mbylljes dhe qytetarët përgatiten për të zgjedhur parlamentin e ri”, - vuri në dukje Meta lidhur me këtë çështje. Duke iu referuar procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, kryetari i LSI-së vuri në dukje se “është koha që ky parlament, i cili dështoi në bërjen e një reforme zgjedhore dhe të një kodi zgjedhor të standardeve evropiane, të mos e mbyllë mandatin e tij pa zgjidhur çështjen e kartave, sepse do të bëhemi gazi i botës, do të bëhemi i vetmi vend i NATO-s që si shpërblim të vlerësimit që Aleanca i bëri popullit shqiptar, i jep një njollë, pra prishjen e zgjedhjeve”. Po në këtë linjë, Meta shtoi se “jemi në kohë për të shpëtuar reputacionin e Shqipërisë, jemi në kohë për të shpëtuar zgjedhjet dhe stabilitetin politik në vend, ndaj komisionet hetimore janë krejtësisht të pakuptimta, sepse kanë mbetur vetëm pak javë që Parlamenti të zgjidhë çështjen e kartave dhe problemin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Sipas tij, duket qartë se çështja e kartave të identitetit po shndërrohet në një rrezik tepër serioz dhe madhor për standardet e zgjedhjeve të ardhshme dhe për stabilitetin politik në vend. Për këtë arsye Meta lëshoi një tjetër thirrje për partitë parlamentare. “Do të kërkoja që brenda kësaj jave të gjitha forcat politike parlamentare të ulen e me mirëkuptim e përgjegjësi të plotë për zgjedhjet, që u takojnë të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht partive politike, të bien dakord për disa standarde, duke zgjedhur në radhë të parë çështjen e kartave të identitetit”, - u shpreh Meta sa i takon këtij procesi. Çdo vonesë përtej kësaj jave, sipas Metës, do të vështirësonte mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore, që jo vetëm do të dëmtonte imazhin e vendit tonë, por do të dëmtonte imazhin e partnerëve tanë dhe në radhë të parë të NATO-s, por dhe do të kishte pasoja tepër serioze për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë për sa i takon anëtarësimit në BE.