Aldo Bumçi: Ka luftuar e sabotuar çdo përpjekje
21/04/2009 Demokratët sulmojnë kryebashkiakun Edi Rama për planin rregullues
Partia Demokratike bën përgjegjës Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, për mungesën e planit rregullues të kryeqytetit. Zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat Alo Bumçi ka deklaruar ditën e djeshme në një komunikim me mediet se Rama premtoi mbi të gjitha në fushatën elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit 2000 pikërisht planin e përgjithshëm rregullues për Tiranën. Duke përcjellë qëndrimin e ligjvënësve demokratë, Bumçi theksoi se ky është një premtim elektoral i pambajtur për 9 vjet rresht, me pasoja të pariparueshme dhe shumë të dëmshme për qytetin e Tiranës. Në deklaratën e tij zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së theksoi se përmes qëndrimit të tij kryebashkiaku Rama ka sabotuar me qëllim paraqitjen e një plani rregullues për kryeqytetin. “Fakt i papranueshëm është se jo vetëm që nuk mbajti premtimin, por ka luftuar e sabotuar çdo përpjekje të donatorëve dhe të qeverisë shqiptare për ta bërë Tiranën me një plan të përgjithshëm rregullues, si çdo kryeqytet tjetër evropian. Ishte ky plan që do të shmangte dëmtimet që ka shkaktuar zoti Rama dhe ato për të cilat ai është ankuar, zhvillimet që kanë ndodhur në komunat përreth, në Farkë, Dajt dhe Kashar”, - ka deklaruar Bumçi. Për zyrtarin e lartë demokrat plani strategjik rregullues i kryeqytetit shqiptar është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, por nuk u zbatua, sepse Bashkia e kundërshtoi forcërisht. “Zoti Rama e bllokoi planin strategjik, sepse ai kishte një plan tjetër, kishte një vizion tjetër për qytetin dhe sot, pas 9 vjetësh, ne e dimë se si është ai vizion, plani ‘Rama’ për Tiranën është Tirana pa plan”, - ka deklaruar Bumçi. Kohët e fundit Partia Demokratike përmes zyrtarëve të saj ka denoncuar mungesën e paraqitjes së planit rregullues nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në prononcimin e djeshëm Bumçi u shpreh se Rama u ka vjelë ndërtuesve të Tiranës taksen 1% të investimit në funksion të studimeve urbanistike. Sipas tij, kjo taksë për periudhën 2002-2008 arrin vlerën 10 milionë dollarëve, që mjafton për të hartuar 8 plane rregulluese.
PD kërkon hetim parlamentar për kryebashkiakun
Deputetët e Partisë Demokratike dorëzuan pak ditë më parë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Sipas demokratëve, Ky komision do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës. Sipas tyre, në këtë mënyrë pune është krijuar një kartel i paligjshëm ndërtimi, është bllokuar dhe nuk është dorëzuar plani i ri rregullues i Bashkisë së Tiranës për miratim sipas ligjit. Veprimtaria e këtij komisioni do të zgjasë për një periudhë 3-javore nga krijimi i tij, një kohë kjo e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve dhe hartimin e raportit. Komisioni do të ketë në përbërjen e tij 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita dhe drejtuesi do të zgjidhet nga grupimi politik që kërkoi ngritjen e komisionit dhe nënkryetari nga opozita.
Bashkimi Liberaldemokrat
Arian Starova: Slogani i Ramës rikthim në monizëm
Kryetari i partisë “Bashkimi Liberaldemokrat” Arian Starova është shprehur tepër kritik ndaj qëndrimeve të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili fton elektoratin shqiptarë ti bashkohet filozofisë “përtej së majtës dhe së djathtës”. Gjatë Kuvendit rajonal të liberaldemokratëve të Qarkut të Shkodrës Starova denoncoi atë çka ai e cilësoi si mashtrimin e madh që kryetari socialist po u bën shqiptarëve. “Slogani i lidershipit socialist përtej së majtës e së djathtës do të thotë rikthim tek e shkuara moniste”, - ka deklaruar Starova. Sipas tij, për të mos lejuar këtë duhet që koalicioni i së djathtës shqiptare të fitojë një mandat të dytë qeverisës, si garanci për realizimin e projekteve të mëdha të nisura e të atyre që do të realizohen gjatë katër vjetve të ardhshëm. Ai u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi me Kryeministrin Sali Berisha para pak ditësh ishte hapi i parë i një fushate zgjedhore të suksesshme dhe një fitoreje të ardhshme 4-vjeçare. Nga Kuvendi rajonal Starova përcolli mesazhin e nisjes së një fushate elektorale me alternativa konkrete për të arritur objektivin final: fitoren e një mandati të dytë të së djathtës në këto zgjedhje.