Kriza, qindra shkodranë të papunë
21/04/2009 Deklarata nga kreu i Konfederatës Sindikaliste Fatmit Smajli: Gjatë prillit u shkurtuan 200 vende
Të ndërhyjë shteti për të mënjanuar efektet ose më 1 maj të gjithë në protestë
SHKODER- Kryetari i Konfederatës Sindikaliste të degës së Shkodrës, Fatmir Smajli, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ka bërë të ditur përfshirjen e Shkodrës në krizë ekonomike, ndërkohë që ka kërkuar dhe ndërhyrjen sa më të shpejtë të strukturave shtetërore për të mos lejuar thellimin e saj.
Të papunët
Në deklaratën e tij për mediat kryesindikalisti i konfederatës së Shkodrës, Fatmir Smajli, bëri të ditur se që nga fillimi i këtij viti numërohen me qindra punonjës, të cilët kanë mbetur pa punë si rezultat i shkurtimeve të bëra nga ndërmarrjet që po humbasin çdo ditë e më shumë nga kriza ekonomike që i ka përfshirë. Për të konkretizuar me shifra, kreu i konfederatës së Shkodrës, Smalji, u është referuar të dhënave të grumbulluara për muajin prill të këtij viti. Sipas Smajlit, janë dhjetëra biznese në Shkodër që po shkojnë drejt falimentimit. Për pasojë vetëm gjatë muajit prill janë shkurtuar 200 vende pune në sektorin e ndërmarrjeve prodhuese të tekstileve, këpucëve dhe në ndërtim. Dalja pa punë e këtyre punonjësve do të thotë se 200 familje i janë shtuar në Shkodër numrit të shumtë të atyre që jetojnë në kushte të skajshme të vështira ekonomike. Këta 200 punonjës janë ndjerë pa punë, pasi punëdhënësit nuk kishin para t’u paguanin pagat mujore. Njëkohësisht Smalji ka theksuar faktin se në Shkodër sektori i ndërtimit është më i përfshiri në krizë. Mjaft pallate që janë në ndërtim e sipër kanë ngadalësuar punimet për shkak të mungesës së parave dhe shkurtimit të numrit të punëtorëve. Ndërkohë një pjesë tjetër e pallateve kanë mbetur përgjysmë, pasi puna është ndërprerë plotësisht. Sipas Smajlit, të dhënat e grumbulluara deri tani nxjerrin se ndërmarrjet private janë duke planifikuar shkurtime të tjera të vendeve të punës, ndërkohë që për ndërtimin e vrullshëm të pallateve as që nuk bëhet më fjalë. Shtimi i papunësisë në Shkodër, thekson Smajli, do të jetë goditje e rëndë në një qytet si Shkodra që numëron rreth 40% të popullsisë së papunë. Për Smajlin, kjo situatë e krijuar në Shkodër kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të specialistëve të strukturave shtetërore.
TË PAPUNËT
Fatmir Smajli bëri të ditur se që nga fillimi i këtij viti numërohen me qindra punonjës, të cilët kanë mbetur pa punë si rezultat i shkurtimeve të bëra nga ndërmarrjet që po humbasin çdo ditë e më shumë nga kriza ekonomike që i ka përfshirë. Për të konkretizuar me shifra për muajin prill të këtij viti janë shkurtuar 200 vende pune në sektorin e ndërmarrjeve prodhuese të tekstileve, ndërsa po shkojnë drejt falimentimit dhjetëra biznese në rrethin e Shkodrës.
Frika nga prodhimet
Kryekonfederatisti i Shkodrës, Fatmir Smalji, ka ngritur dhe shqetësimin tjetër që lidhet me cilësinë mjaft prodhimeve të pakontrolluara, të cilat dalin në treg pa probleme nga punishte të palicencuara. Sipas Smajlit, në Shkodër numërohen rreth 40 punishte të prodhimit të bulmetrave dhe përpunimit të mishit që dalin në treg të pakontrolluara nga askush. Këta drejtues punishtesh dalin pa frikë dhe në panaire, ku u jepen paradoksalisht edhe certifikata cilësie.
PARALAJMËRIMI
Në rast se shteti nuk do të marra masa për mënjanimin e kësaj krize që ka përfshirë Shkodrën, atëherë më datë 1 maj konfederata e punonjësve të degës së Shkodrës do të dalë në protesta masive nëpër rrugët e qytetit. Kjo është deklaruar me forcë nga Fatmir Smalaj dje në deklaratën për shtyp pas shqetësimit të prekjes së bizneseve shkodranë nga kriza globale ekonomike. Sipas tij, qindra shkodranë janë pushuar gjatë këtyre muajve.