“Aplikoni kur të doni, përgjigjen e merrni pas zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: red.
Çekia, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së, konfirmon zyrtarisht se, pavarësisht kur qeveria shqiptare do të aplikojë për statusin e vendit kandidat, përgjigjja do të vijë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit. Gjatë një interviste, ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Filokova, përforcon qëndrimin e shprehur një ditë më parë nga ministri i Jashtëm çek në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Unionit. Sipas saj, qeveria mund të aplikojë kur të dojë, por përgjigjja do të vijë ose pas zgjedhjeve elektorale ose pas Progres-Raportit të Bashkimit Evropian, i cili do të publikohet në tetor. Gjatë intervistës ambasadorja vijon më tej deklaratën duke u shprehur: “Është zgjedhje dhe përgjegjësi e qeverisë se kur duhet të aplikojë. Problemi që shtrohet është çështja e datës. Në fund të fundit, të bëhesh vend anëtar është çështje vitesh. Shqipërisë i duhet të përmbushë shumë detyrime derisa të bëhet anëtare dhe për këtë i duhet kohë”. Një ditë më parë zëvendësministri i Integrimit, Albert Gajo, u shpreh se qeveria do të aplikojë në fund të majit, për statusin e vendit kandidat. Ndërkohë që të gjithë ndërkombëtarët janë deklaruar njëzëri, se kur bëhet fjalë për aplikimin, ky është një hap që duhet hedhur pas zgjedhjeve.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009