Sekuestrohen 100 kg hashash, një në pranga
Autori i Lajmit: red.
Zbulohet linja e trafikut të drogës Lazarat- Greqi. Operacioni i koduar “Rrëshqitja”, i zhvilluar dje në Kakavijë, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare, ka çuar në sekuestro 100 kilogramë hashash. Në një aksion të zhvilluar në dy etapa janë sekuestruar fillimisht 50 kg marijuanë më pas edhe 50 kg të tjera hashash, së bashku me dy armë. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas marrjes së disa informacioneve në rrugë operative, u organizua puna për kapjen në flagrancë të personave përgjegjës të këtij aktiviteti kriminal si dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Rreth orës 10.30, të mëngjesit të djeshëm, operacioni është finalizuar në Kakavijë, në bashkëpunim dhe me forcat policore të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Gjithçka ndodhi gjatë një kontrolli në automjetin maune tip “MAN”, me targa FR 79 34 C, me drejtues mjeti, 44-vjeçarin që shihni në foto, Eduart Kane, lindur dhe banues në Fier. Policia zbardhi se në automjetin që ishte në pronësi të një firme ndërtimi në Roskovec të Fierit, u konstatuan, brenda kabinës së shoferit, 50 pako njëkilogramëshe të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. Maunia ishte e ngarkuar me gurë dekorativë dhe po udhëtonte nga Fieri për në Athinë të Greqisë. Policia, në përfundim të veprimeve të para hetimore, tha se kreu arrestimin në flagrancë të Eduard Kanes, nën akuzë për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Pasi u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti, policia tha se po vazhdon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të tjerë pjesëtarë të këtij rrjeti të përfshirë në trafikimin e kësaj sasie lënde narkotike.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009