E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb paratë në bixhoz, thyen ruletën

Autori i Lajmit: red.
Ka humbur një shumë të konsiderueshme parash në bixhoz dhe para se të largohej ka thyer makinën e lojërave të fatit. Pronari i kazinosë ka njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga autorin nën akuzën e shkatërrimit të pronës. Ngjarja ka ndodhur dje në Krujë dhe, sipas policisë, mësohet se autori i ngjarjes ka qenë 30-vjeçari Aleksandër Dedja, banues i këtij qyteti. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se ai është arrestuar nga forcat e policisë, pasi kur ka shkuar për të luajtur në një lokal “Lojëra fati” dhe ka humbur një shumë të konsiderueshme të hollash. Menjëherë pas kësaj, ai ka shkatërruar makinën në të cilën po luante e cila kap vlerën prej 5000 eurosh. Ai akuzohet për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›