E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuante nga skleroza, vdes rrugës

Autori i Lajmit: red.
Gjendet në brigjet e Jonit trupi i pajetë i një të moshuare. 84-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia për xhiro në breg të detit, por më pas ka hyrë në det. Burime nga policia bënë të ditur se trupi ka qenë i 84-vjeçares Neko Xhuvani. Dyshohet se ajo është vetëmbytur në det pak ditë më parë dhe vetëm dje uji kishte nxjerrë trupin në breg. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kanë qenë familjarët e saj që bënë të mundur identifikimin pas lajmërimit se ishte gjetur një trup i pajetë. Trupi i 84-vjeçares ishte i padëmtuar dhe kjo gjë bëri që policia të dyshojë për një mbytje të saj nga pakujdesia apo të ishte një vetëmbytje e qëllimshme. Por familjarët kanë pohuar se viktima vuante prej kohësh nga skleroza, gjë që mund të ketë çuar edhe në mbytjen me dëshirë të saj.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›