Ekzekutojnë me dy plumba dhe i djegin trupin 44-vjeçarit
Autori i Lajmit: red.
Lushnjë
Vritet me dy plumba dhe më pas i digjet kufoma brenda shtëpisë së tij një 44-vjeçari në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gradishtë kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar me dy plumba në dhomën e gjumit Bujar Krasniqin dhe i kanë vënë flakën trupit të tij. Babai i katër fëmijëve po flinte vetëm në kohën që persona të paindetifikuar ende nga policia i kanë hyrë në shtëpi. Në të njëjtën kohë, në dhomën përballë ishin dhe tri vajzat e viktimës, të cilat fatmirësisht, kanë shpëtuar nga flakët që kanë përfshirë shtëpinë rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës.
Ngjarja
Një 44-vjeçar nga Lushnja është ekzekutuar dhe më pas djegur brenda shtëpisë së tij në mes të natës, ndërkohë që edhe tri vajzat e tij flinin nën të njëjtën çati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në të gdhirë të ditës së hënë në shtëpinë e Bujar Krasniqit, i cili është dhe viktima në këtë ngjarje. Fqinjët e 44-vjeçarit, pasi kanë parë flakët, kanë shkuar menjëherë për t u ardhur në ndihmë vajzave, të cilat në atë kohë po dilnin nga shtëpia. Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht u dyshua për një zjarr nga shkëndija elektrike. Por pasi trupi i 44-vjeçarit është përcjellë për në morgun e Spitalit të Fierit, mjekët kanë gjetur në trupin e tij dy plumba. Më pas trupi i pajetë është transportuar për në Tiranë, në morgun e Mjekësisë Ligjore, e cila do të nxjerrë dhe një raport mjekoligjor në lidhje me ngjarjen. Krasniqi ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë. Bashkëshortja, së bashku me djalin, kishin udhëtuar për te të afërmit e tyre në Berat, ndërsa tri vajzat e 44-vjeçarit po flinin në dhomën përballë me të atin në kohën që persona të paidentifkuar kanë hyrë në shtëpi, kanë vrarë babanë dhe i kanë vënë flakën.
Policia
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë shtëpinë e një 44-vjeçari në Lushnjë mesnatën e hënës. Tri vajzat e Bujar Krasniqit kanë mundur të shpëtojnë për mrekulli nga flakët, ndërsa babai i tyre nuk mundi të mbijetojë. Fillimisht kështu është raportuar një zjarr i rënë dje në në Gradishtë, por pas hetimeve paraprake rezultoi se viktima është qëlluar dy herë me pistoletë dhe më pas i është venë flaka trupit. Zjarri më pas është përhapur duke përfshirë të gjithë shtëpinë.
Pistat
Policia ka ngritur dy pista hetimi në lidhje me ekzekutimin e 44-vjeçarit. Borxhet që ka marrë viktima për të ngritur një biznes të vogël ose një hakmarrje e vjetër janë dy pistat kryesore ku është fokusuar grupi i hetimit i ngritur për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që nuk ka ende asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar në polici dhjetëra persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni në lidhje me rrethana dhe fakte rreth ngjarjes. Madje policia ka administruar dhe dëshmitë e familjarëve, të cilat mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009