Apoel mrekullia Made in Cyprus

Është e pamundur të gjesh një lidhje logjike në surprizën e APOEL Nikozias, që arriti të kualifikohej mes tetë më të mirave në këtë edicion të Champions League, pasi mposhti me penallti Lionin. Kjo është një arritje historike për skuadrën, që bëhet ekipi i parë qipriot që arrin kaq larg në aktivitetin më prestigjioz për klube, ndërsa te APOEL-i tashmë të gjithë shpresojnë se shorti i 16 marsit do ti vendosë përballë Barcelonës.
Pyetjet e ngritura për të gjetur një shpjegim logjik për aventurën e nisur në Korçë, kundër Skënderbeut kampion të Shqipërisë dhe të vazhduar në mënyrë të pabesueshme janë të shumta. Skuadra është ngritur edhe pse gjatë një sezoni shet aq bileta sa Barcelonë, Reali dhe klubet e tjerë të mëdhenj shesin në harkun e dy javëve, me një buxhet që është vetëm sa një e njëzeta e shifrës prej 500 milionë euro që kanë “big”-ët europianë.
Por, pavarësisht kësaj APOEL-i po shijon përallën në Champions, duke shëtitur nëpër Europë historinë e një skuadre, që më tepër sesa klub është një çështje besimi dhe identiteti etnik. Skuadra është në rritje prej viteve dymijë, ku ka fituar 5 tituj në Qipro, 2 Kupa dhe 5 Superkupa, ndërsa ky është edicioni i dytë në fazën finale të Champions.
Tifozeria ultras ka pjesën e saj në këto suksese, edhe pse numri i tifozëve në stadium nuk mund të krahasohet me 90 mijë të pranishmit në “Kamp Nou” apo 80 mijë tifozët në “Bernabeu” e “San Siro”. Gjithsesi, atmosfera e zjarrtë që krijohet në stadiumin e Nikozias ka bërë që Zeniti, Porto e Lioni të dalin të humbura.
Skuadra është gjithçka përveç qipriote. Me shpirt më tepër brazilian dhe portugez sesa lokal, por kjo nuk ka shumë rëndësi për tifozët që krenohen me të drejtë me arritjen e skuadrës. Të paktën në letër, nuk ekziston asnjë arsye përse APOEL-i mund të vazhdojë garën në Champions, por në Qipro ëndrra vazhdon dhe askush nuk dëshiron të zgjohet.