E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Siti drejt Robin Van Pers

Një sulmues si Robin Van Persin kush nuk e dëshiron dhe nuk mund të bëjë përjashtime edhe trajneri i skuadrës së sheikëve. Roberto Mançini, bosi i Mançester Sitit thotë se nuk ka asgjë për t’u habitur që sulmuesi i Arsenalit është kaq i kërkuar.“Van Persi është një nga sulmuesit më të mirë të botës, - thekson Mançini, - nuk ka klub të rëndësishëm në Europë që nuk e dëshiron atë. Edhe unë gjithnjë interesohem për lojtarë të mëdhenj”.Siti ka një histori të gjatë të blerjes së lojtarëve nga Arsenali, pasi ka marrë Kolo Turenë, Emanuel Adebajorin, Samir Nasrinë dhe Gael Klishinë.Holandezi 28-vjeçar, kapiten i “topçinjve” ka shënuar 32 gola këtë sezon për Arsenalin, ndërsa kontrata e tij përfundon në 2013, pra shumë shpejt. Besohet se bisedimet do të nisin në verë, por nuk do të jetë  lehtë për Arsen Vengerin që ta mbajë sulmuesin e tij më të mirë.Mançini, mendon se Van Persi do të vendosë të qëndrojë tek Arsenali, por nga ana tjetër, mësohet se sheikët janë gati t’i bëjnë një ofertë fantastike prej 220 mijë stërlinash në javë. Kurse për Arsenalin do të jepen 25 milionë stërlina, duke qenë të gatshëm që ta rrisin këtë shifër nëse londinezëve nuk do t’u pëlqejë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›