E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan dhe Ibra

Kur Zllatan Ibrahimoviç është i nxehur, aq më mirë për Milanin. Madje, sa më shumë të jetë i nxehur suedezi, aq më sukses ka skuadra kampione e Italisë. Kështu mendon Adriano Galiani, i cili nuk shqetësohet aspak nga deklaratat e Ibrës pas humbjes së rëndë 0-3 në fushën e Arsenalit në Champions.
“Ibra është nga ata që luan në mirë kur është i inatosur, - thotë administratori i deleguar kuqezi, - sa më i nxehur të jetë ai, aq më mirë për ne”.
Sulmuesi me origjinë boshnjake kritikoi shokët e skuadrës për humbjen e thellë të pësuar në Londër, ndërsa lëshoi shigjeta edhe për trajnerin Alegri që, sipas tij, nuk e kishte vendosur në pozicionin e duhur.
Por, Galiani e mbron Alegrin, duke thënë se dëmtimet e mëdha nuk i kishin lënë asnjë mundësi tjetër trajnerit përveçse të luante me atë formacion dhe me atë skemë që luajti.
Përsa i përket garës në Serinë A, pavarësisht se Juventus mbetet pas, Galiani nuk është i sigurt. “Juve është 2 pikë prapa nesh, por janë 36 pikë të tjera në lojë, - theksoi ai, - janë 12 ndeshje, ndaj edhe gara deri në fund mbetet shumë e gjatë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›