ikago Bulls konfirmohet si skuadra me e mire e ketij sezoni ne NBA
Skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA-in amerikan, Çikago Bulls ka regjistruar një tjetër fitore, duke e mposhtur Miluoki Baks me rezultatin e ngushtë 106:104. Ky ishte triumfi I 33-të sezonal për “demat” dhe i 8-i radhazi. Meritë të padiskutueshme për suksesin e arritur ka Derik Rouz, i cili realizoi pikët vendimtare pak çaste përpara rënies së sirenës që mbylli sfidën. Ai ishte edhe lojtari më i mirë për Çikagon me 30 pikë dhe 11 asiste, ndërsa në krahun tjetër, Miluokit nuk i mjaftuan 32 pikët dhe 10 pritjet nën tabelë të turkut Ersan Iljasova.
Los Anxhelos Lejkërs konfirmoi vështirësitë në ndeshjet jashtë fushe dhe u mposht 106-101 nga Uashington Uizardz. Kjo ishte disfata e dytë radhazi për kalifornianët, që pavarësisht 30 pikëve të realizuara nga Kobi Brajant pësuan humbjen e 16-të sezonale. Humbje regjistroi edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, Klipërs, të cilët u mposhtën me shifrat e ngushta 101-100 nga Nju Xhërsi Nets, pavarësisht 28 pikëve të Blejk Grifin. Sfida ishte nga më dramatiket e mbrëmjes në basketbollin amerikan, pasi miqtë kryesonin me 2 pikë deri në sekondën e fundit, por Xhordan Farmar realizoi nga një goditje e dëshpëruar për tri pikë dhe i dha Nets-ave fitoren.
Majemi Hit triumfoi 89 me 86 përballë Atlantës, falë dy koshave të shkëlqyer të Duajan Uejd në 15 sekondat e fundit të takimit dhe skuadra nga Florida arriti fitoren e 11 radhazi. Megjithatë, ylli i mbrëmjes për Majemin ishte LeBron Xhejms, me 31 pikë. Në sfidat e tjera, triumfuan Filadelfia përballë Boston Sëlltiks 103-71, Klivland kundër Denver (100:99), Oklahoma Siti me Feniks (115-104), San Antonio kundër Nju Jork Niks (118-105). Fitore regjistruan edhe Toronto, Utah, Minezota, Sakramento e Memfis.