E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucioni Bajern rrezikon Hejnkes

Bajerni i Mynihut po përgatitet për revolucionin e radhës. Pas Jurgen Klinsman dhe Luis van Gal, tashmë edhe projekti i nisur nga klubi bavarez me trajnerin Jup Hejnkes është seriozisht në rrezik.
Në fakt, sipas gazetës gjermane “Bild”, tekniku rrezikon largimin nga stolit dhe fundi i aventurës së tij në “Alianz Arena” duket vetëm çështje kohe. Paraqitjet e dobta të skuadrës që prej startit të vitit 2012 kanë bërë që Bajernit ti ikë nga dora titulli kampion në Bundesligë, ndërsa tashmë ata rrezikojnë edhe eliminimin në Champions League nga Bazeli.
Pas humbjes 1-0 në sfidën e parë të 1/8-ave, javët e ardhshme janë vendimtare për drejtuesin e stolit. Ndeshja e kthimit me zviceranët cilësohet si një finale për Hejnkes, që në rast dështimi do të largohet menjëherë nga detyra.Por, edhe nëse Bajerni kualifikohet, tekniku do të largohet gjithsesi nga skuadra në fund të sezonit. E përditshmja gjermane e vendoste theksin te fakti sa i rëndësishëm është Champions League për bavarezët, edhe sepse finalja e këtij viti do të luhet pikërisht në “Allianz Arena”.
Alternativat për të zëvendësuar Hejnkes në stol janë Lusien Favre, i cili ka zhvilluar një punë mbresëlënëse te Borusia e Mynshengladbahut dhe Mirko Slomka, i cili aktualisht drejton Hanoverin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›