Boks memoriali Vllaznia 2012

Në Shkodër të gjithë janë gati për startin e “Memorialit Vllaznia 2012”. Turneu ndërkombëtar i boksit starton sot me mbërritjen e delegacioneve, të premten në orën 17.00 zhvillohet ceremonia e hapjes, ndërsa aktiviteti do të vazhdojë deri në datën 12 mars.
Në këtë turne, i cili është mjaft i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Boksit dhe për boksin e vendin tonë, pasi është i miratuar në kalendarin zyrtar të Federatës Europiane të Boksit, do të marrin pjesë 13 shtete nga e gjithë bota, me rreth 80 bosierë.
Këtu mund të përmenden Italia, Bullgaria, Mali I Zi, Serbia, Egjipti, Tunizia, Nigeria, Maroku, Uzbekistani, por edhe Kazakistani, Gambia, Sri Lanka, Ekuadori, të cilët do të përfaqësohen me disa prej boksierëve më të mirë në botë.
Rëndësia e turneut konfirmohet edhe nga fakti se në delegacionin me katër boksierë, Italia do të ketë edhe Roberto Kamarelen, kampionin e botës në fuqi për peshat mbi 91 kilogramë dhe fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, “Pekin 2008”.
Boksierët do të hipin në ring të premten pasdite, pas peshimeve zyrtare dhe shortit që do të zhvillohen në mëngjes. Ndërkohë, sfidat finale, ku do të përcaktohen edhe fituesit e kategorive të ndryshme do të zhvillohen të shtunën, më 11 mars.