E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apollon Limasol do Hamdi Salihin

 

Sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi mund të jetë futbollisti shqiptar i radhës, që mund të zbarkojë në ishullin e Qipros. Lajmi jepet nga faqja sportive qipriote "Protathlima.com.cy". Sulmuesi 25-vjeçar i skuadrës austriake SV Ried ndodhet në listën e dëshirave të trajnerit gjerman të Apollon Limasolit, Tomas Von Hesen, i cili po bën ç'është e mundur për ta pasur në shërbimet e tij të ashtuquajturin "Gerd Mylerin shqiptar". Apollon për momentin ndodhet në vendin e katërt, paksa i larguar nga tri skuadrat kryesuese: Omonia (luan Klodian Duro), Anorthosis (Arian Beqaj) e Apoelit (Altin Haxhi) dhe synon një vend në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›