Meta shpall zyrtarisht kandidaturën e tij në Qarkun e Tiranës
Kreu i LSI-së: “Rama dhe Berisha u bënë bashkë për t’i çuar shqiptarët në mjerim”. Meta: “Do të fitojmë zgjedhjet dhe do të luftojmë varfërinë në vend”
Shaban Sulçe
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Qarkun e Tiranës. Një deklaratë të tillë, Meta e bëri gjatë fjalës së tij në një takim me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të anëtarësisë së LSI-së së Tiranës të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Takimi filloi me pamje filmike dhe të fotografuara nga zona të ndryshme të Tiranës, ku dukej qartë kaosi dhe rrëmuja që mbizotëron çdo ditë në kryeqytetin shqiptar. Kryetarja e Grupit të Këshilltarëve të LSI-së pranë Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës, Monika Kryemadhi, ka parashtruar në mënyrë konkrete të gjitha shqetësimet që ata kanë ngritur si forcë politike në këtë bashki lidhur me fondet dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se LSI-ja tashmë ka hartuar një program qeverisës që do të ndryshojë Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Meta shprehu bindjen për fitoren e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 28 qershorit. “Shqipëria ka shpresë dhe do të ndryshojë, sepse besoj me të gjithë fuqinë time se edhe shqiptarët më 28 qershor do të çlirojnë të gjitha energjitë e tyre pozitive duke bërë zgjedhjen e duhur drejt një politike që mendon dhe punon për jetën e çdo shqiptari, për tryezen e çdo familjeje, për xhepin e çdo të papuni, për edukimin e çdo fëmije, për shëndetin e çdo nëne, për produktin e çdo fermeri, për mundin e çdo punëtori dhe sakrificën e çdo intelektuali, për kontributin e çdo biznesi dhe për djersën dhe sakrificat e çdo emigranti shqiptar”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Programi
Meta tha se programi elektoral dhe qeverisës i LSI-së është një program konkret, që synon të luftojë varfërinë, të nxisë punësimin e shqiptarëve, të zhvillojë arsimin dhe shëndetësinë, bujqësinë dhe sektorin privat. “Ne nuk do të lejojmë që varfëria të vazhdojë të vrasë dinjitetin e 1 milion shqiptarëve. Sepse, një në tre shqiptarë lufton me urinë dhe pasigurinë. Sepse shqiptarët janë njerëz dinjitozë dhe këtë kontribut që shoqëria duhet të japë për ta, dhe politika, ata do ta kthejnë me punën e tyre në një progres për të gjithë shoqërinë tonë dhe komunitetin ku ata jetojnë. Prandaj në luftën kundër varfërisë ne do të kemi një program të veçantë, punësimin jetik, i cili do të jetë një prioritet kyç për punësim të shpejtë të të gjithë atyre që luftojnë për të siguruar bukën dhe jetesën e përditshme”, - vijoi lideri i LSI-së.
Akuzat
Kryetari i LSI-së i cilësoi përralla akuzat e kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në lidhje me bashkimin e votave të LSI-së me PD-në për të rrëzuar projektbuxhetin e kësaj bashkie për vitin 2009. Meta tha se LSI-ja nuk e ka votuar këtë buxhet pasi ai nuk plotëson nevojat e investimeve që duhen bërë në kryeqytet. Kreu i LSI-së tha se nuk ka qenë LSI-ja, por Partia Socialiste ajo që ka bashkëpunuar ngushtë me PD-në dhe Berishën, duke dëmtuar opozitën, demokracinë dhe interesat e të gjithë shqiptarëve. “Kjo është një përrallë, e cila vërtet është për të ardhur keq që vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili e di më mirë se kushdo tjetër se cilat janë kontributet e mia për t’i ndryshuar faqen kryeqytetit në vitin 2000 dhe 2001, duke e ndihmuar dhe e mbështetur atë dhe duke i dhënë edhe shumë merita të qeverisë “Meta” kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Po të ishte për Ilir Metën dhe LSI-në, Sali Berisha do të kishte ikur nga pushteti që ditën pas tragjedisë së Gërdecit. Por ishte, për fat të keq, zoti Rama që jo vetëm e shpëtoi Berishën nga largimi, por edhe e mbiforcoi në postin e kryeministrit me ndryshimet kushtetuese që i dhuroi në natën e zezë të 21 prillit. Nuk ishte Ilir Meta dhe LSI-ja që i dhanë Berishës ligjin “Për prokurorinë”. Nuk ishte Ilir Meta dhe LSI-ja që bashkëpunuan me Berishën për të bërë një Kod Zgjedhor kundër Partisë Socialiste apo të majtës dhe kundër të gjithë shqiptarëve. Jo. Ishte e kundërta. Për një vit me radhë, z. Rama u vu në bashkëpunim nga z. Berisha dhe kapitulloi përpara tij, për fat të keq”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
31 Janar 2009