E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Ervin Skelës, mesazh Kotbusit

 

Ervin Skela i ka dërguar një mesazh të qartë drejtuesve të Energi Kotbusit, pas ndeshjes kundër Bajer Leverkusenit, ku ekipi i tij humbi 3-1 dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë. Mesfushori kuqezi, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, tregoi qartë se është një ndër lojtarët më në formë të Kotbusit dhe padyshim një ndër ata që mund të bëjë diferencën. Krerët e skuadrës gjermane hezitojnë që t'i plotësojnë dëshirën lojtarit, për t'ia zgjatur ofertën edhe për dy vjet të tjera, edhe pse Skela ka bërë të qartë se do të qëndronte në këtë skuadër, edhe nëse ajo zbret në Bundesligën 2. Megjithatë, sipas medias gjermane, pritet që gjatë ditëve të ardhshme të dyja palët të ulen në bisedime për të vendosur për të ardhmen e mesfushorit vlonjat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›