Sherret kroato-sllovene rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
Protokolli për Shqipërinë dhe Kroacinë mund të kalojë me referendum. Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë u takua dje me kreun e NATO-s, Shefer
Albert Gjoka
Kur kanë mbetur më pak se tre muaj që Shqipëria të prekë ëndrrën e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake në botë, janë dhënë shenjat e para se një gjë e tillë edhe mund të mos realizohet. Dhe kjo jo për shkak të shqiptarëve. Kësaj radhe anëtarësimi i vendit tonë në NATO kërcënohet nga sherret mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga agjencia sllovene “STA” (Slovenian Press Agency), e cila i referohet takimit të ministres së Mbrojtjes së Sllovenisë me kreun e NATO-s, Shefer. Dy ditë më parë autoritetet e Lubjanës shtynë procesin e votimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Kuvendin e tyre, ndërsa pasditen e së premtes u pohua se një gjë e tillë mund të kalojë në referendum. Në të njëjtën ditë, ministrja sllovene e Mbrojtjes, dr. Ljubica Jelushiç, zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Shefer, në Bruksel. Burimet zyrtare të NATO-s kanë pohuar vetëm takimin e Jelushiç me kreun e Aleancës, pa dhënë asnjë sqarim.
Rreziku
Sllovenët janë paralajmëruar se do ta kalojnë në referendum Protokollin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO, pasi është refuzuar që kjo praktikë të kalojë në votim në Parlament. Një gjë e tillë rrezikon t’u heqë të drejtën Kroacisë dhe Shqipërisë që të mos bëhen anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e Strasburgut, që do të mbahet në muajin prill. Sipas agjencisë sllovene të lajmeve “STA”, “NATO-ja po frikësohet nga një referendum i mundshëm për anëtarësimin e Kroacisë. Aleanca e bazon një gjë të tillë pasi Lubjana zyrtare nuk po menaxhon ratifikimin e protokolleve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë deri në Samitin e Prillit, apo vizitën e parë të presidentit amerikan, Barak Obama në Europë. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë nëse do të ketë referendum popullor për dhënien e dritës jeshile të fqinjit të sllovenëve (Kroacisë) dhe Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Agjencia e publikoi këtë lajm menjëherë pas përfundimit të bisedimeve të ministres së Mbrojtjes, Ljubica Jelushiç me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Shefer, dje në Bruksel. Autoritetet e Aleancës janë mjaftuar thjesht me një njoftim të shkurtër, ku thuhet se ministrja sllovene Jelushiç vizitoi ditën e enjte zyrat qendrore të NATO-s, ku u takua me zotin Shefer.
Sherret
Mospajtimet mes Kroacisë dhe Sllovenisë për vijën kufitare kanë bërë që autoritetet e Lubjanës të lëshojnë deklarata kërcënuese për integrimin e fqinjëve të tyre në strukturat euroatlantike. Në fundin e muajit dhjetor u artikuluan qartë këto qëndrime, të cilat nuk kanë ndryshuar ende. Kjo situatë e detyroi komisionerin për Zgjerimin, Oli Ren, që të propozojë për negociator për palët Marti Ahtisarin, i njohur për çështjen e Kosovës. Madje ai kërkoi nga Ahtisari që të kryesojë grupin e lartë të ekspertëve për çështjen e kufirit. Qëndrimi ndaj Kroacisë ka shkaktuar përplasje në politikën sllovene. Kjo u duk qartë në paraqitjen e Protokollit për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë në Parlament. Opozita kundërshtoi ashpër. Kryeministri i vendit, Borut Pahor, u shpreh se një gjë e tillë prek besueshmërinë e Sllovenisë në raportet jo vetëm me Kroacinë, por edhe me Republikën e Shqipërisë. Tashmë shpresa e fundit ka mbetur përfshirja në axhendën e Parlamentit slloven, për herë dytë, të votimit të dy protokolleve. Nëse dështon një gjë e tillë, atëherë do të jetë populli slloven që do të vendosë për fatin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO. Kjo situatë ka ngjallur shqetësime në zyrat qendrore të Aleancës, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk ka reaguar për këtë çështje. Dje Parlamenti belg ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Kur dukej se gjithçka po mbaronte dhe Samiti i Strasburgut do të shënonte edhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve dhe të kroatëve në Aleancën Euroatlantike, janë rikthyer edhe një herë sherret ballkanike në lojë, të cilat bëhen pengesë për integrimin e rajonit.
31 Janar 2009