E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ish të denuarit apel për gjetjen e eshtrave

Ish të burgosurit politik kanë kërkuar gjetjen e eshtrave të 4000 të pushkatuarve shqiptarë në kohën e regjimit komunist. Apeli ka ardhur gjatë gërmimeve të bëra në fshatin Kuç të Shkodrës, në përpjekje për të gjetur eshtrat e dy të burgosurve. 

SHKODËR- Qeveria shqiptare duhet të na ndihmojë dhe të bëj të gjitha përpjekjet për të gjetur eshtrat e 4000 mijë të pushkatuarve shqiptarë në kohën e regjimit komunist, pasi vetëm kështu vendi ynë mund të eci përpara. Ky ka qenë apeli i sekretarit të përgjithshëm të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik gjatë gërmimeve të bëra në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës në përpjekje pët të gjetur eshtrat e dy të burgosrve Sokol Sokoli dhe Tom Doja ish të burgosur në Qafë Bardh të rrethit të Pukës.

“Ka 18 vite që të përndjekurit politik kërkojnë eshtrat e prindërve të familjarëve të tyre të cvilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shteti shqiptar dhe politika po hesht ndaj krimit komunist, atëherë është detyra jonë që e përballuam terrorin komunist ti kërkojmë këto eshtra dhe ti bëjmë një var. Kurrë nuk do të ketë qetësi në Shqipëri nëse nuk do të gjenden eshtrat e dëshmorëve të fjalës së lirë”- u shpreh Sekretar i përgjithshem i të burgosurve, Besim Ndregjoni.

Më 22 maj të vitit 1984 rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë Barit do të organizon një demostratë kundër dhunës që ushtrohej çdo ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tom Doja të dy nga rrethi Dukagjinit të Shkodrës do ishin dhe iniciatorët e kësaj proteste të cilët një muaj më vonë do të dënoheshin me pushkatim dhe trupat e tyre u varrosën në një fushë të fshatit Kuç. Ndërkohë akoma mbeten të pazbardhura varrezat e 4000 të pushkatuarve të tjerë.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›