E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Tuz kufoma e 23-vjeçarit shqiptar

Trupi është gjetur pranë shinave të trenit në Tuz të Malit të Zi. Burime nga policia e vendit fqinj bëjnë me dije se në trupin e pajetë të të riut nuk janë gjetur shenja dhune. 

SHKODËR - Një 23-vjeçar nga Malësia e Madhe u gjet pasditen e djeshme i vdekur në Tuz të Malit të Zi. Mësohet se rreth orës 17:30, kalimtarë të rastit kanë vënë re pranë shinave të trenit trupin e pajetë të të riut Edmond Dokaj, nga fshati Hani i Hotit. Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia malazeze ka shkuar në vendin ku ndodhej kufoma e shqiptarit dhe ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Burime nga policia e vendit fqinj bëjnë me dije se në trupin e pajetë të Dokajt nuk janë gjetur shenja dhune. Po hetohet për zbardhjen e faktit nëse shqiptari ka vdekur aksidentalisht apo bëhet fjalë për një ngjarje kriminale. Sipas burimeve policore, viktima merrej me tregti.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›