Apolonia-Tirana, bishti “piqet” me kokën

Albania-sport (AS)- Apolonia e vendit të fundit do të presë në shtëpi me Tiranën kryesuese, në një takim që vlen shumë për të dy ekipe: Apolonia me një humbje do t'i thoshte lamtumirë Superligës, ndërsa Tirana me fitoren e pritshme do të ruante minimalisht diferencën e cmuar gjashtëpikëshe me Teutën që pret Besën në derbin e fqinjëve. Në takimin e fazës së parë në "Selman Stërmasi", Tirana vuajti jo pak pas barazimit 1-1 që jetoi deri në minutën e 74, kur golashënuesi më i mirë i kampionatit, Vioresin Sinani shënoi golin e qetësisë për trajneri Mirel Josa ( i larguar), duke i dhënë fund shpresave për një pikë në kryqytet në premierën trajnerit të porsaëmëruar Dhimitër Papuciu, që zevendësoi rumunin Sliviu Dumitresku. Te Tirana do të mungojë golashënuesi i parë i takimit, Saimir Patushi (i përjashtuar), teksa pritet që dhe finalazuesi i tretë bardheblu, Hamdi Salihi të ketë ndeshjen e fundit me rekordmenët e Shqipërisë, për të kaluar në janar në kampionatin austriak.
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Apolonia-Tirana, ora 13.30
Gjyqtarë: Jareci-Bicaku-Qirici
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Tirana-Apolonia 3-1
Saimir Patushi 7', Vioresin Sinani 74', Hamdi Salihi 82'; Sebino Plaku 36
Bilanci midis ekipeve: 63 ndeshje; 13 fitore Apolonia, 5 barazime, 45 fitore Tirana. Golat: 42-130
Renditja pas javes 16
1.SK Tirana 16 10 4 2 34-20 34
2.Teuta Durrës 16 7 7 2 19-12 28
3.Vllaznia Shkodër 16 7 5 4 20-15 26
4.KF Elbasani 16 8 2 6 16-15 26
5.Partizani Tiranë 16 6 6 4 18-14 24
6.Dinamo Tiranë 16 6 3 7 17-18 21
7.Luftëtari Gjirokastër 16 6 3 7 14-16 21
8.Kastrioti Krujë 16 5 6 5 18-23 21
9.Flamurtari Vlorë 16 6 2 8 23-19 20
10.Besa Kavajë 16 4 7 5 14-17 19
11.Shkumbini Peqin 16 3 3 10 15-23 12
12.Apolonia Fier 16 3 2 11 14-30 11