E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, “nëndetsja” gati për të siluruar kampionët

Albania-sport (AS)- Dinamo dëshiron të rikonfirmojë momentin e mirë që po kalon dhe të shfrytëzojë në maksimum momentin negativ që po kalon Elbasani pas humbjes në shtëpi me Vllazninë (0-1). Dinamo, e kujton jo me pak dhimbje humbjen fatale të fazës së parë në "Ruzhdi Bizhuta", kur humbën me një autogol të kroatit Zoran Kastel (62'). Dinamo në drejtimin e lojtarit trajner Redi Jupi, ndodhet në vendin e 6 me 21 pikë, 5 më pak se Elbasani i vendit të tretë. Kampioni në fuqi, duket si ka dhënë fund luftës për të mbrojtur titullin e sezonit të kaluar, teksa dhe diferenca me krysuesen Tirana është rritur në tetë pikë. Elbasani ka rregjistruar në transfertë pesë humbje në tetë takime, po aq sa janë fitores e Dinamos në shtëpi në tetë takime.
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Dinamo-Elbasani, ora 13.30
Gjyqtarë: Lulaj-Avdo-Molla,
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Elbasani 1-0 Dinamo
Zoran Kastel 61' autogol
Bilanci midis ekipeve: 106 ndeshje; 47 fitore Dinamo, 40 barazime, 19 fitore Elbasani. Golat: 156-87

Renditja pas javes 16
1.SK Tirana 16 10 4 2 34-20 34
2.Teuta Durrës 16 7 7 2 19-12 28
3.Vllaznia Shkodër 16 7 5 4 20-15 26
4.KF Elbasani 16 8 2 6 16-15 26
5.Partizani Tiranë 16 6 6 4 18-14 24
6.Dinamo Tiranë 16 6 3 7 17-18 21
7.Luftëtari Gjirokastër 16 6 3 7 14-16 21
8.Kastrioti Krujë 16 5 6 5 18-23 21
9.Flamurtari Vlorë 16 6 2 8 23-19 20
10.Besa Kavajë 16 4 7 5 14-17 19
11.Shkumbini Peqin 16 3 3 10 15-23 12
12.Apolonia Fier 16 3 2 11 14-30 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›