E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça, alternativë e parë zyrtare e Tiranës

Nga Altin Manallari

Tirana aktuale kënaq donatorët e saj. Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet biseda jonë e gjatë me njërin nga katër bosët bardhebluve, pikërisht ai më aktivi Refik Halili. Duket se tashmë skuadra kryeqytetase e ka harruar kohën e "krizës", kur jepte rezultate jo të kënaqshme, madje edhe kur fitonte ishte e mërzitshme me lojën. Kjo periudhë, e cilësuar si negative nga vetë donatorët, e cila u pasua edhe nga shkarkmi i Josës dhe përjashtimi i Patushit e Merkocit, duket se tashmë është lënë pas kraheve. Për Halilin kjo është një Tiranë e papërmbajtshme, e cila di ta gjejë vetë rrugën e saj drejt titullit, pa patur shumë nevojën e një trajneri të emër të madh, gjithsesi një nga problemet bardheblu që kërkon zgjidhje në këtë fundviti është pikërisht ai i emrit të teknikut që do të drejtojë skudrën në 2007-ën. "Ne ende nuk kemi përcaktuar se kush do të jetë trajneri për pjesën e sezonit të 2007-ës, - është shprehur Refik Halili. - Kjo pasi për momentin po mendojmë për të tjera gjëra. Për sai përket trajnerit do të ulemi të diskutojmë në kohën e duhur. Eshtë krejtësisht e pavërtetë ajo që shkruhet në shtypin sportiv, ku thuhet se te Tirana do të vijë ky apo ai trajner. Përgjigja ime e sinqertë është se Tirana ende nuk ka filluar të kërkojë trajnerë". Mundësia me e madhe e zyrtarizimit të emrin që do të ulet në pankinë pas vitit të ri do të jetë janari. Donatori thekson se për momentin bardheblutë, që nga drejtuesit deri te lojtarë po shijojnë momentin e bukur që po kalon kjo skuadër në kampionat, ku ka demostruar bindshëm se është pretendetja kryesore për titullin kampion, duke u renditur e para pas 16 javës me 34 pikë, +6 pikë më shumë se vendi i dytë Teuta. Në 10 sezonet e fundit ka koleksionuar 8 trofe, kush trajner nuk do të dëshironte ta drejtonte. Një gjë e tillë j'ua thjeston disi punën e përzgjedhjes donatorëve. "Nëse ne do të kërkonim me ngulm një trajner, - nënvizon donatori bardheblu, - do të mjaftonte të bënim publik këtë vendim, dhe të gjithë trajnerët më të mirë e me më shumë eksperiencë të vendit do të viheshin në rradhë te dera e Tiranës për ta fituar këtë post. Dhe ne do të kishim shumë mundësi për të zgjedhur. Por e vërtetë qëndron se ne për momentin nuk po mendojmë për trajnerin. Jemi klubi me prestigjoz klubi me korrekt, për të mos thënë edhe faktin se jemi klubi më i finacuar në vend. Prandaj të gjithë trajnerët do të preferonin të vini te Tirana". Sipas donatorit, i cili vazhdon të insistojë se për pankinën e 2007 nuk ka asnjë emër deri tani, alternativa e parë në momentin që do të vijë kohë e diskutimit për trajnerin e pjesës tjetër të sezonit është ajo e Shkëlqim Mucës, njeriut që i riktheu entuziamin e humbur skuadrës duke e drejtuar atë edhe si sekreta, por edhe si trajner i komanduar, që nga largimi i Mirel Josës. "Vetëm një gjë është e sigurtë: kur të vijë momenti i duhur ne do t'i kërkojmë Mucës që të drejtojë Tiranë deri në fund të sezoni, - shton Halili. - Këtë është dëshira jonë, por ne do të respektojmë dëshirën e tij. Shpresojmë të pranojë, në të kundërt do të kërkojmë një tjetër trajnert me eksperiencë". Por duket se, mundësia e emërimit të Mucës në drejtim të skuadrës me kohë të plotë deri në fund të sezonit, do të bjerë poshtë shumë shpejt. Kjo pasi vetëm pak javë më parë, në një prononcim për gazetën "ABC", vetë Muca ka theksuar se e ka të pamundur të vazhdojë ta drejtojë skuadrën si trajner pas 23 dhjetorit. Ai ka thkesuar se në një përfundim të tillë ai ka arritur për shkak se e shikon të pamundur impenjimin e tij si trajner, si pasojë e disa asryeve personale apo edhe familjare. Megjithatë deliri që vërehet për momentin te dantorët nuk është se i lë ata të vihen në këto momente në një pozitë të keqe. Madje vetvlerësimi i tyre arrin deri aty sa të mendojnë se vlera e trajnerit, në një skuadër të mirë si Tirana, nuk është e ndonjë rëndësi të madhe. "Megjithse, më duhet të shtoj se, kjo Tiranë, e cila po paraqitet shumë mirë si në lojë ashtu edhe në rezultat, nuk është se ka nevojë për ndonjë trajner të madh. Kjo skuadër është e denjë të arrijë rezultatet e duhura, pavarësisht se cili do të jetë trajneri që do të vihet në krye të saj" – ka thënë në përfundim donatori Halili, i cili gjithsesi mendon se ditët e fillimit të vitit do të shfrytëzohen për të zgjidhur enigmën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›