E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehaj rikonfirmohet në krye të “mbretëreshës”

Albania-sport (As) - Fatos Shehaj, presidenti karizmatik i Federatës Shqiptare të Atletikës, u rikonfirmua dje si presidenti legjitim dhe i padiskutueshëm i "mbretëreshës" së sporteve. Atletika ka zhvilluar dje në tri Hotel "Rogner Europark" Analizën Vjetore për vitin 2006. Problemet e shumta që e kanë shoqëruar Federatën Shqiptare të Atletikës të paktën gjatë dy muajve të fundit pritej që të merrnin zgjidhje në këtë asamble. Fillimisht në punimet e kësaj asambleje nuk është lejuar të jetë i pranishëm ish-sekretari i FSHA-së, Ajet Toska. Presidenti i FSHA-së, Fatos Shehaj ka treguar edhe njëherë objektivat që do të ketë kjo federatë për të realizuar në vitin 2007. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2007, në Shkodër dhe në korcë do të ndërtohen palestëra bashkëkohore për t'u stërvitur atletët e këtyre klubeve. Në Korcë do të shtrohet një pistë prej 50-60 metrash me tartan. "Jemi në bisedime me një firmë presigjoze dhe mjaft serioze. Brenda muajit janar do të mbyllen bisedimet me këtë firmë, e cila do të jetë sponsor zyrtar i atletikës shqiptare. Mirë do të ishte që cdo gjë të kishte përfunduar që tani, por cdo gjë do të mbyllet me fillimin e vitit 2007", ka thënë presidenti i FSHA-së. Fatos Shehaj u votëbesua edhe njëherë me shumicë votash, nga komuniteti i atletikës shqiptare si president i Federatës Shqiptare të Atletikës. Shehaj morri nga të mandatuarit e komunitetit të atletikës me 27 vota pro dhe 13 kundër e kanë votëbesuar edhe njëherë në postin e presidentit të kësaj federate Fatos Shehajn. Votimi është kryer i fshehtë dhe nga të 42 delegatët me mandat vetëm dy nuk votuan. "Ju falenderoj për besimin që më dhatë Do të vazhdoj të punoj si deri tani për të realizuar të gjitha objektivat që kam marrë që në fillim të zgjedhjes time në këtë post", - tha menjëherë pas votimit presidenti Fatos Shehaj. Në postin e sekretarit është komanduar atleti i njohur, Pavllo Mihali, që kryen edhe detyrën e drejtorit teknik të FSHA-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›