Vllaznia, ndeshje për “1” me Kastriotin

Albania-sport (AS)- Vllaznia do të përballet të shtunën në Shkodër (stadiumi "Loro Borici", ora 13:30) me Kastriotin, me të cilin barazoi 1-1 në fazën e parë në Krujë, në një takim ku shkodranët drejtoheshin asokohe nga ish-trajneri gjerman, Ulrih Shulse. Suad Lici shënoi i pari për Vllazninë (34'), ndërsa vendasit e drejtuar nga Petrit Haxhiaj barazuan në limitin e fundit të ndeshjes me anë të Arajan Hasës në minutën e 91. Vllaznia, pas fitores së bujshme me Elbasanin në javën e 16, ndodhet në vendin e tretë me 26 pikë, me një avantazh prej 5 pikësh ndaj Shkumbinit të vendit të tetë. Kastrioti humbi të dielën e kaluar me Flamurtarin 2-0. Në ndeshjet jashtë fushe, formacioni krutan ka pësuar pesë humbje në tetë takime (2 fitore, 1 barazim). Vllaznia ka humbur vetëm një herë në Shkodër(me Apoloninë), teksa ka rregjistruar edhe pesë fitore dhe dy barazime.
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Vllaznia-Kastrioti, ora 13.30
Gjyqtarë: Latifi-Mali-Lamce
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Kastrioti 1-1 Vllaznia
Arjan Hasa 91'/ Suad Lici 34'
Bilanci midis ekipeve: 9 ndeshje,; 4 fitore Vllaznia, 4 barazime, 1 fitore Kastrioti. Golat: 17-12
Renditja pas javes 16
1.SK Tirana 16 10 4 2 34-20 34
2.Teuta Durrës 16 7 7 2 19-12 28
3.Vllaznia Shkodër 16 7 5 4 20-15 26
4.KF Elbasani 16 8 2 6 16-15 26
5.Partizani Tiranë 16 6 6 4 18-14 24
6.Dinamo Tiranë 16 6 3 7 17-18 21
7.Luftëtari Gjirokastër 16 6 3 7 14-16 21
8.Kastrioti Krujë 16 5 6 5 18-23 21
9.Flamurtari Vlorë 16 6 2 8 23-19 20
10.Besa Kavajë 16 4 7 5 14-17 19
11.Shkumbini Peqin 16 3 3 10 15-23 12
12.Apolonia Fier 16 3 2 11 14-30 11