E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, “larje hesapesh” me Shkumbinin

Albania-sport (AS)- Partizani do të përballet me Shkumbinin në sfidën me nr. 30 midis dy ekipeve (në 29 ndeshje: 12 fitore për cdo ekip, 5 barazime), në një takim që do të luhet në kushtet komode të Stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", ndryshe nga ai fazës së parë në fushën modeste të Peqinit, ku e evidentua dhunë mbi gjyqtarët dhe fyerje publike ndaj presidentit të Partizanit, Albert Xhani, që solli dhe pezullimin me 6 javë të fushës së Shkumbinit. Kur të dy ekipet u takuan në fazën e parë, ndodheshin në kuotë të barabartë pikësh: nga 10, ndërsa tani 11 javë më pas, Partizani ka grumbulluar 12 pikë më shumë se Shkumbini, që ka mundur të grumbullojë vetëm 2 pikë nga 33 të mundshmet. Partizanit do t'i mungojë autori i golit të dytë, braziliani Leandro Gil Miranda Da Silva, ndërsa trajeneri Hasan Lika do të besojë në aftësitë shënuese të Gjergj Muzakës, autori i golit të parë në Peqin dhe golashënuesi më i mirë sezonal i të kuqve. E vecanta tjetër ka të bëjë me drejtuesit e pankinave: Neptun Bajko është larguar nga Partizani, ashtu si Vasil Bici nga Shkumbini. Sfida e re Lika-Sejdini është shumë e rëndësishme si për Partizanin që kërkon tri pikët dhe synimin për një vend në Kupën UEFA, ashtu dhe për Shkumbinin që një hunbje do të thoshte jo vetëm e 11 në sezon, por do të ishte paralajmërimi më i "sinqertë" se sezonin e ardhshëm do ta fillonte nga Kategoria e Parë.

Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Partizani-Shkumbini, ora 13.30
Gjyqtarë: Sh.Guce-Lamaj-A.Guce
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Shkumbini 0-2 Partizani
Gjergj Muzaka 52', Leandro Gil Miranda Da Silva 73'
Bilanci midis ekipeve: 29 ndeshje; 12 fitore Partizani, 5 barazime, 12 fitore Shkumbini. Golat: 156-87

Renditja pas javes 16
1.SK Tirana 16 10 4 2 34-20 34
2.Teuta Durrës 16 7 7 2 19-12 28
3.Vllaznia Shkodër 16 7 5 4 20-15 26
4.KF Elbasani 16 8 2 6 16-15 26
5.Partizani Tiranë 16 6 6 4 18-14 24
6.Dinamo Tiranë 16 6 3 7 17-18 21
7.Luftëtari Gjirokastër 16 6 3 7 14-16 21
8.Kastrioti Krujë 16 5 6 5 18-23 21
9.Flamurtari Vlorë 16 6 2 8 23-19 20
10.Besa Kavajë 16 4 7 5 14-17 19
11.Shkumbini Peqin 16 3 3 10 15-23 12
12.Apolonia Fier 16 3 2 11 14-30 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›